Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për të pezulluar gjobat ndaj protestuesve solli debate në seancën maratonë në Kuvend për buxhetin 2027 dhe paketën fiskale. Deputetët e opozitës kërkuan ndërprerjen e shqyrtimit të paketës anti-dhunë në seancë, por për socialistët ata po keqinterpretojnë vendimin e Kushtetuese. Seanca e mbrëmjes solli dhe sulme e përplasje mes ligjvënësve, ku fokusi nuk ishte buxheti dhe as protesta. E tillë ishte përplasja mes Sali Berishës dhe ministrit Blendi Gonxhe. Sali Berisha debatoi në sallë edhe me Erjon Braçen, këtë herë për paketën fiskale, që për socialistin mbështet shtresat në nevojë, por për kryedemokratin falimenton biznesin.