Këshilli bashkiak i Korçës ka miratuar me 23 vota pri dhe 7 kundër Paketën Fiskale për vitin 2027. Edhe ose kjo paketë nuk parashikon ndryshime në talsat dhe tarifat vendore për shkak të vitit elektoral sipas parashikimeve ligjore, këshilltarët e opozitës kanë mgritur disa shqetësime që sipas tyte tregojnë një situatë shqetësuese për ekonominë e bashkisë më të madhe të juglindjes. Ndërsa përfaqësues të ekzekutivit përmendën polotikat lehtësuese për 2256 pensionistë e vetmuar të cilët përjashtohen nga tarifat vendore dhe 1168 pensionistë ku janë aplikuar tarifa të diferencuara, apo edhe disa lehtësi për bizneset me qëllim mxitjen e punësimit.