Mynihu në delir për Harry Kane, anglezi prezantohet me Topin e Artë përpara ‘Der Klassiker’
‘Ka vetëm një rrugë për të fituar ndeshjet; të kemi më shumë dëshirë se të tjerët’-Luciano Spalletti ‘shkund’ Juventusin në prag të supersfidës me Napolin, me të cilin fitoi titullin kampion në sezonin 2022/23.
‘Ka vetëm një rrugë për të fituar ndeshjet; të kemi më shumë dëshirë se të tjerët’-Luciano Spalletti ‘shkund’ Juventusin në prag të supersfidës me Napolin, me të cilin fitoi titullin kampion në sezonin 2022/23.
‘Çfarë i uroj Juventusit që nesër ka ditëlindjen? I uroj të shohë shpresën e tifozët e tij, të jetë një skuadër që mbledh të gjithë ato fryte që tifozët meritojnë të kenë-tha Spalletti në konferencën për shtyp-duhet një skuadër me ekuilibër sepse do të kemi një ndeshje shumë të vështirë që do të na impenjojë në të gjitha zonat e fushës. Nuk do të ketë kohë për mbledhje të skuadrës për të folur për atë çfarë duhet të bëhet. Zhegrova dhe Boga? Janë futbollistë që edhe pse nuk do të luajnë si titullarë, më pas do të luajnë në pjesën e dytë’
Spalletti më pas shprehu dëshirën e tij që ai bashkë me skuadrën të përmbysin këtë situatë që po përjetojnë
‘Kanë ndodhur shumë gjëra që kanë krijuar vështirësi dhe dua të përmbys këtë moment-shtoi trajneri i Juventusit-unë dhe skuadra duam të kthehemi në rrugën e duhur sepse jetojmë dhe punojmë për këtë. Duhet të fitojmë respektin që na është mohuar. A e kisha përjetuar një situatë të ngjashme? E kam kaluar disa herë sepse kam patur fatin që të punoj me skuadra që kanë luftuar për të fituar ose skuadra që duhej të përmirësonin klasifikimin. Kur nuk ke rezultate me Juventusin rezonanca është më e madhe dhe e gjen në çdo cep për të jetuar një jetë normale. E kam përjetuar këtë situatë dhe nuk do të jetë as e fundit’.
Top Channel