Një gol dhe dy asiste në derbi, ndërsa pas ndeshjes mori edhe një dhuratë speciale nga legjenda braziliane e Milanit. Moreira shijon mbrëmjen e madhe, por frenon entuziazmin për titullin.

Diego Moreira përjetoi një natë të paharrueshme në derbin e Milanos. Anësori belg ishte protagonist absolut me një gol dhe dy asiste, ndërsa emocionet u shtuan edhe më shumë nga një takim special me Kakán, i cili u fut në Sallën e Famës së Milanit përpara sfidës.

Ish-ylli brazilian i dhuroi bekimin e tij Moreiras, i cili zbuloi edhe një detaj nga takimi mes tyre: “Faleminderit që erdhët dhe që më dhatë numrin tuaj”, ishte mesazhi i tij për Kakán. “Deri tani, kjo është nata më e bukur që kam kaluar që kur jam këtu”, u shpreh Moreira për Sky Sport, duke mos e fshehur kënaqësinë për paraqitjen e skuadrës.

“Jam shumë i kënaqur me ndeshjen. Bëmë një punë të shkëlqyer, qëndruam kompaktë dhe larguam rrezikun”, shtoi futbollisti belg. Pavarësisht mbrëmjes fantastike, Moreira kërkon të mbajë këmbët në tokë kur vjen puna te objektivi i titullit kampion. “Nuk mund të mendojmë për Scudetton tani. Është ende fillimi i sezonit dhe ka shumë ndeshje për të luajtur. Duhet të përqendrohemi nga një ndeshje në tjetrën. Të fitojmë dhe më pas të shohim se ku do të jemi”, përfundoi ai.

Top Channel