Mbyllet banka e afërt me Vuçiçin, nisin hetimet pas dyshimeve për 50 milionë euro jashtë vendit, përfshirë Moskën
Derbi i parë i sezonit në Milano i përket kuqezinjve! Milani ka triumfuar me rezultatin 3-1 ndaj Interit në “San Siro”, në një sfidë ku skuadra e drejtuar nga trajneri kuqezi arriti të vendoste fatin e takimit që në pjesën e parë.
Kuqezinjtë e nisën ndeshjen në mënyrën më të mirë të mundshme, duke kaluar në avantazh që në minutën e 4-t me Christian Pulisic.
Milani nuk u mjaftua me kaq dhe vetëm gjashtë minuta më vonë dyfishoi shifrat me Adrien Rabiot, pas një aksioni të bukur të ndërtuar nga goditja e këndit.
Interi reagoi në minutën e 22-të, kur Alessandro Bastoni shfrytëzoi një krosim nga këndorja për të ngushtuar diferencën në 2-1.
Zikaltrit patën mundësi të tjera për të barazuar, por Mike Maignan u tregua vendimtar, duke ndalur tentativat e kundërshtarëve.
Goditjen e radhës Milani e dha në minutën e 43-të. Moreira realizoi një gol spektakolar nga goditja e dënimit, duke çuar rezultatin në 3-1 dhe duke i dhënë skuadrës së tij një avantazh të rëndësishëm përpara pushimit.
Në pjesën e dytë, Interi u përpoq të rikthehej në lojë, ndërsa një episod në minutën e 75-të shkaktoi polemika.
Zikaltrit pretenduan për prekje të topit me dorë nga Pavlović brenda zonës, por pas verifikimit me VAR, arbitri vendosi të mos akordonte penallti.
Në fund, Milani administroi avantazhin dhe mori një fitore të rëndësishme në derbin e qytetit.
Ky sukses i jep kuqezinjve jo vetëm tri pikët dhe krenarinë e triumfit ndaj rivalit të përjetshëm, por konfirmon edhe ecurinë pozitive në përballjet direkte.
Nga ana tjetër, Interi vijon të mos gjejë rrugën e fitores në derbi, duke zgjatur serinë negative ndaj rivalëve kuqezi, në 8 ndeshje pa fitore.
REZULTATI:
Milan 3-1 Inter
Pulisic 4′, Rabiot 10′, Moreira 43′ / Bastoni 22′
NGJARJET KRYESORE:
90+1′ Cisse provon me një gjuajtje nga distanca, por ndalet nga Martinez.
75′ Mkhitaryan hedh një krosim në zonë dhe topi përplaset në trupin e Pavlovic. Zikaltrit pretendojnë për një top të prekur me dorë, por pas rishikimit me VAR, gjyqtari lejon lojën të vazhdojë.
46′ Nis pjesa e dytë!
45+1′ Mbyllet pjesa e parë!
43′ Goool Milan 3-1/ Moreira shënon një supergol nga goditja e dënimit. (Video)
34′ Spence godet me të majtën brenda zonës, por në mënyrë fantastike Maignan ka arritur të ndalë topin.
24′ Calhanoglu lëshon një predhë nga distanca, por Maignan arrin t’i mohojë golin.
22′ Goool Inter 2-1/ Pas një krosimi nga këndorja, Bastoni godet me kokë dhe çon topin në rrjetë. (Video)
10′ Goool Milan 2-0/ Një skemë mjaft e bukur nga këndorja, me Moreirën që pason rrafsh me tokën dhe Rabiot që godet me klas për të dyfishuar shifrat. (Video)
4′ Goool Milan 1-0/ Moreira hedh një krosim në zonë dhe Pulisic godet me kokë për ta çuar topin në rrjetë. (Video)
1’ Starton sfida në “San Siro”!
FORMACIONET ZYRTARE:

Top Channel