“Shpërthen” skandali Mbappé në Kinë, pezullohen transmetimet e La Ligës dhe prishen marrëveshjet
Londinezët triumfojnë 2-0 në Stamford Bridge dhe ngjiten në vendin e katërt, ndërsa United mbetet vetëm një pikë larg zonës së rënies.
Chelsea ka triumfuar 2-0 ndaj Manchester Unitedit në Stamford Bridge, në javën e nëntë të Premier League, duke reaguar pas humbjes me Tottenhamin dhe duke thelluar krizën e rivalëve nga Manchesteri.
Pas një pjese të parë pa gola, londinezët kaluan në avantazh në fraksionin e dytë, përpara se Cole Palmer të vuloste fitoren nga pika e bardhë. Një mbrëmje e vështirë për Unitedin, që e mbylli takimin me dhjetë lojtarë pas përjashtimit të Lisandro Martínezit, i cili goditi me parakrah Wesley Fofanan në fytyrë brenda zonës së rreptësisë. Me një lojtar më pak, miqtë e patën të vështirë të reagonin, ndërsa Chelsea ruajti kontrollin e ndeshjes dhe krijoi mundësi të tjera shënimi.
Ky sukses e ngjit Chelsean në kuotën e 16 pikëve, në vendin e katërt të renditjes, duke mbajtur gjallë objektivin për një vend në Ligën e Kampionëve.
Në krahun tjetër, situata te Manchester Unitedi bëhet gjithnjë e më shqetësuese. Pas nëntë javësh, “Djajtë e Kuq” kanë regjistruar vetëm një fitore, katër barazime dhe katër humbje, duke mbetur me 7 pikë në vendin e 16-të, vetëm një pikë mbi zonën e rënies.
Një nisje alarmante për një klub me ambicie të mëdha, që duhet të reagojë sa më shpejt për të mos e kthyer krizën e rezultateve në një problem edhe më të thellë.
Top Channel