Barcelona i lë pas krahëve humbjen në El Clasico dhe ndaj PSG në Champions dhe kthehet te fitoret me goleada në La Liga. Në Camp Nou, skuadra e Hansi Flick nuk pati mëshirë për Deportivo Alaves të cilin e mundi me rezultatin e tenistik 6-1.

Skuadra kampione e Spanjës e zgjidhi ndeshjen praktikisht që në pjesën e parë. Vetëm 8 minuta priti Barcelona për të marrë avantazhin me Raphinhan që shënoi pas një asisti të Fermin Lopez. Një gol që solli një lloj reagimi të Alaves që u përpoq që t’iu kundërpërgjigjej blaugranave. Por në minutën e 23 Barcelona shënoi sërish, këtë radhë me Fermin Lopez që u gjet saktë nga Lamine Yamal dhe rezultati shkoi në 2-0.

Pas kësaj ishte skuadra e Flick që mori kontrollin e lojës dhe në minutën e 41 erdhi edhe goli i tretë me Raphinan që plotësoi dygolëshin personal ndërkohë që shkoi në kuotën e 15 golave në këtë sezon. Katalanasit nuk e lanë me kaq dhe pak para fundit të pjesës së parë, Lamine Yamal e çoi rezultatin në 4-0 me të cilin skuadrat shkuan në pushimin e ndeshjes.

Në pjesën e dytë Barcelona e gjeti sërish golin, në minutën e 64. Ishte sërish Yamal ai që shënoi pas një asisti të Gabriel Jesus duke e çuar rezultatin 5-0. Blaugranat kishin ende për të thënë dhe në minutën e 81 shënuan edhe golin e 6 me Anthony Gordon pas një asisti të Rodrit. Pak çaste më vonë, Alaves shënoi golin e nderit me Mariano Diaz për rezultatin përfundimtar 6-1 me Barcelonën që pas kësaj fitoreje ruan kreun e klasifikimit me 30 pikë pas 11 javëve kampionat.

Top Channel