Foto/ Vëmendja te shqiptarët në Zvicër, Maran dhe Duka ndjekin nga afër ndeshjen e Grasshopper

31/10/2026 21:15

Trajneri i Kombëtares Rolando Maran, dhe presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, kanë qenë të pranishëm në stadium për të ndjekur nga afër ndeshjen mes Grasshopper Zurich dhe Vaduz.

Vëmendja e kësaj sfide ishte edhe te futbollisti shqiptar Amir Abrashi, i cili festoi një moment të veçantë në karrierën e tij, duke regjistruar paraqitjen e 300-të me fanellën e skuadrës zvicerane të Grasshopper Zurich.

Një arritje domethënëse për mesfushorin kuqezi, i cili ndër vite është kthyer në një nga figurat e rëndësishme të klubit dhe një emër të respektuar nga tifozët e tij.

Në këtë takim ishte i aktivizuar edhe futbollisti tjetër shqiptar, Dalipi.

Top Channel