Protestat e dhunshme përfshinë Francën edhe këtë të shtunë. Mbi 320 mijë persona dolën në qytete të ndryshme të Francës, në kuadër të asaj që është cilësuar si vala e tretë e mobilizimit kundër rritjes së kostos së jetesës dhe në mbrojtje të arsimit. Përplasjet më të forta ishin në Paris. Policia përdori gaz lotsjellës dhe u përlesh me protestuesit.