“Napoleoni”, kush është bosi shqiptar që i frikësohet edhe mafia italiane, Corriere della Sera: Mes trafikut të drogës dhe jetës luksoze në Dubai
Mateos Jubani është dënuar me 15 vite burg në Britani, pas dy sulmeve me armë zjarri të ndodhura në qershor të vitit 2025 në zonën e Enfield, në veri të Londrës.
Policia Metropolitane ka publikuar edhe pamjet filmike të kamerave të sigurisë që dokumentojnë ngjarjet. Sipas autoriteteve britanike, incidenti i parë ndodhi në mbrëmjen e 12 qershorit 2025, kur një person ndoqi me vrap një 18-vjeçar dhe qëlloi me armë zjarri në drejtim të tij, por plumbi nuk e kapi. Rreth 30 minuta më vonë, afërsisht në orën 23:00, një tjetër 32-vjeçar, i cili ndodhej në makinën e tij në Park Avenue, pranë kryqëzimit me Green Lanes, u bë objekt i një sulmi të dytë. Autori qëlloi në drejtim të tij, por edhe këtë herë plumbi nuk e goditi.
Vetëm pak sekonda më pas, një person tjetër iu afrua automjetit dhe e goditi me thikë drejtuesin përmes derës së makinës. 32-vjeçari pësoi plagë të rënda në shpinë dhe u transportua në spital në gjendje të rrezikshme për jetën. Më vonë, policia konfirmoi se ai ishte rikuperuar plotësisht. Jubani, atëherë 30 vjeç, u arrestua më 9 korrik 2025 dhe një ditë më pas u akuzua për dy tentativa vrasjeje, mbajtje të armës së zjarrit dhe municionit me qëllim rrezikimin e jetës, si dhe dy akuza për posedim të produkteve të veprimtarisë kriminale.
Çështja e tij u shqyrtua në Gjykatën e Kurorës në Wood Green, ku më 10 nëntor 2026 u zhvillua seanca e dënimit. Sipas njoftimit të publikuar nga Policia Metropolitane, Jubani është dënuar me 15 vite burg. Autoritetet britanike kanë publikuar pamjet e kamerave të sigurisë nga dy sulmet, të cilat tregojnë momentet e të shtënave dhe lëvizjet e personave të përfshirë. Ndërkohë, nuk janë bërë ende publike në mënyrë të plotë detajet e vendimit përfundimtar, përfshirë veprat konkrete për të cilat Jubani është shpallur fajtor.
Top Channel