Britanikja e adoptuar gjen më në fund nënën dhe familjen biologjike që jetonin në Kanada (fotot)

21/02/2023 17:07

Një grua britanike ka folur së fundmi në media për lumturinë e zbulimit të familjes së saj biologjike në Kanada, madje gjeti dhe nënën e saj të humbur prej kohësh pas një testi ADN-së që kreu.

32 vjeçarja Laura Mclean, ishte dhënë për adoptim kur ishte bebe në vitin 1990.

Nëna e saj biologjike Janine Henderson, 50 vjeçe tha se e kishte bërë pasi ‘donte një jetë më të mirë për të bijën’.

Dhe Laura u rrit duke e ditur se ishte e adoptuar, por nuk dinte emrin e nënës së saj, moshën apo vendndodhjen.

Vetëm vitin e kaluar ajo nisi të kërkonte për Janine dhe dorëzoi një mostër testi ADN-je në një agjenci pasi kërkimet s shumta më internet nuk i dhanë rezultate.

Dy muaj pas dorëzimit të rezultatit ajo mori një email ku thuhej se përputhej me një gjysmë-moter që jetonte në Kanada.

Përputhja rezultoi se ishte tezja e saj Leanne MacDonald, 35 vjeçe, e cila i ktheu përgjigje duke shkruar mes të tjerave: “Të kam kërkuar prej vitesh”.

Dhe brenda disa ditësh ajo arriti të bënte një bisedë emocionale në video me nënën e saj Janine derisa më pas ta takonte pas tre dekadash në shtator 2022.

Laura, nga Milton Keynes në veri të Anglisë, tha: “Emocionet që kaloja ishin si një lavatriçe. Nuk dija ku isha por isha e lumtur, besoj se çdo njeri që kalon këtë gjendje do të ishte i humbur nga emocionet”.

“Nuk e dija çfarë kisha humbur derisa u lidha me familjen time biologjike”.

“Ndjeja gjithashtu se eksperiencat e mia të jetës deri tani kishin qenë një përgatitje për takimin”.

Janine, nënë e dy fëmijëve nga Brampton, Ontario, tha: “Herën e fundit që e kisha parë ajo ishte jë bebe, ndërsa tani shikoja këtë grua të bukur, nuk jam e sigurt di ta përshkruaj”.

“Kalova shumë emocione, tani jam përsëri pjesë e jetës së saj, më është dhënë një shans i dytë, dhe jo të gjithë njerëzve u jepet kjo. Familja dukej e kompletuar”.

Pas 31vitesh Laura nisi të kërkonte historinë e familjes së saj në 2022 dhe gjatë gjithë kohës u mbështet nga prindërit e saj adoptues.

Kështu që në shtator 2022 Laura shkoi në Kanada për t’i takuar me Janine. Ajo u kthye në dhjetor dhe flet rregullisht me nënën, ndërsa presin së shpejti të ribashkohen në Britani.

FOTO GALERI
1/3
Nëna e saj biologjike Janine Henderson, 50 vjeçe tha se e kishte bërë pasi ‘donte një jetë më të mirë për të bijën’.

Top Channel