Rama vizitë zyrtare në Japoni/ Takon kryetarin e Federatës Japoneze të Biznesit

21/02/2023 12:20

Kryeministri Edi Rama nisi vizitën e tij në Japoni me takimin në Agjencinë Japoneze të Bashkëpunimit Ndërkombëtar.

Me anë të një postimi në “Facebook” Rama thotë se ka diskutuar një sërë projektesh me rëndësi.

Postimi i plotë:

MIRËMËNGJES 😊

dhe me fillimin e vizitës zyrtare në Japoni, e cila nisi me takimin me Agjencinë Japoneze të Bashkëpunimit Ndërkombëtar, ku diskutuam një sërë projektesh me rëndësi, ju uroj një ditë të mbarë🙏

Gjatë takimit kryeministri i Shqipërisë zhvilloi edhe një bisedë me kryetarin e Federatës Japoneze të Biznesit dhe përfaqësues nga sektorë të ndryshëm ekonomikë.

Postimi i plotë:

Rama gjithashtu takoi kryetarin e Kuvendit të Japonisë, Hiroyuki Hosoda dhe deputetë, ndërsa realizuan foto së bashku.

Vizita zyrtare në Tokyo  e kryeministrit Rama vazhdon deri në 25 Shkurt në kuadër të 42 vjetorit të vendosjes zyrtare të Marrëdhënieve Diplomatike Shqipëri-Japoni.

Më herët zyra për shtyp e kryeministrit njoftoi se ai “do të zhvillojë një sërë takimesh, në kuadër të forcimit dhe thellimit të bashkëpunimeve mes dy shteteve, duke rikonfirmuar miqësinë mes tyre.

Top Channel