Këto janë pamjet e publikuara nga Policia Metropolitane, të shtetasit shqiptar Mateo Jubani të dënuar me 15 vite burg, pas dy sulmeve me armë zjarri të ndodhura në qershor të vitit 2025 në zonën e Enfield, në veri të Londrës. Kamerat e sigurisë kanë dokumentuar incidentin e parë të ndodhur mbrëmjen e 12 qershorit 2025, kur një person ndoqi me vrap një 18-vjeçar dhe qëlloi me armë zjarri në drejtim të tij, por plumbi nuk e kapi. Pak minuta më vonë, afërsisht në orën 23:00, një tjetër 32-vjeçar, i cili ndodhej në makinën e tij në Park Avenue, u bë objekt i një sulmi të dytë. Autori qëlloi në drejtim të tij, por edhe këtë herë plumbi nuk e goditi.