Foto ilustruese

Një 41-vjeçar me inicialet A.N është arrestuar ditën e sotme në Sarandë pasi ka tentuar të hyjë me forcë në ambientet e Komisariatit të Policisë Sarandë dhe ka kundërshtuar punonjësin e këtij komisariati.

Policia bën me dije se një 17-vjeçar është shpallur në kërkim gjithashtu, pasi ditën e djeshme, në fshatin Berdenesh, ka kanosur për shkak të detyrës, shtetasin E. M., me detyrë përmbarues dhe shtetasen E. K., avokate, të cilët kishin shkuar në këtë fshat, për të ekzekutuar vendimin e Gjykatës, për prishjen e një objekti.

DVP Vlorë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin A. N., 41 vjeç, banues në Sarandë, pasi ka tentuar të hyjë me forcë në ambientet e Komisariatit të Policisë Sarandë dhe ka kundërshtuar punonjësin e këtij komisariati.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim një shtetas 17 vjeç, pasi ditën e djeshme, në fshatin Berdenesh, ka kanosur për shkak të detyrës, shtetasin E. M., me detyrë përmbarues dhe shtetasen E. K., avokate, të cilët kishin shkuar në këtë fshat, për të ekzekutuar vendimin e Gjykatës, për prishjen e një objekti.

Në vijim të veprimeve për këtë rast, nisi procedimi në gjendje të lirë edhe për shtetasit: E. Rr., 36 vjeç, E. Q., 35 vjeç, H. Gj., 32 vjeç, Sh. P., 30 vjeç, A. D., 56 vjeç, K. L., 24 vjeç, D. M., 37 vjeç, T. Rr., 32 vjeç, L. N., 51 vjeç dhe E. Rr., 29 vjeç, banues në fshatin Berdenesh, Sarandë (familjarë të 17-vjeçarit), për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, pasi nuk iu janë bindur urdhrave të punonjësve të Policisë që kanë qenë në mbështetje të përmbaruesit, për zbatimin e vendimit të Gjykatës.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin G. L., 47 vjeç, banues në Vlorë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel