E diel, 17 Korrik 2022
18:11
Zjarr pranë Himarës, flakët vijojnë të përhapen (Video)

Një zjarr ka rënë në kodrat pranë Himarës, ndërsa deri më tani flakët vijojnë të përhapen.

17:55
Zyrtare/ Afrimi i tretë, United i plotëson dëshirën e madhe Ten Hag

Manchester United ka zyrtarizuar blerjen e Lisandro Martinez. “Djajtë e Kuq” fituan rivalitetin me klubet e tjera dhe bindën Ajax për të lënë të lirë qendërmbrojtësin argjentinas për 55 milionë euro.

17:40
Vrasje e trefishtë në Fushë-Krujë/ Momentet e para pas atentatit mafioz në mes të ditës! Cilët janë viktimat

Tre persona janë vrarë gjatë një atentati në aksin rrugor Fushë Krujë-Thumanë, te mbikalimi i Fushë Krujës këtë të diel.

17:39
Hapet rruga drejt BE për Tiranën! Shkupi e Sofja nënshkruajnë protokollin

Ministrat e Punëve të Jashtme të Maqedonisë Veriut dhe Bullgarisë, Bujar Osmani dhe Teodora Gençovska, nënshkruan të dielën në Sofje protokollin që parasheh procedurat dhe dinamikën e kapërcimit të dallimeve mes tyre, që janë pjesë e propozimit francez.

17:34
Zhytësit nxjerrin biçikleta dhe televizorë nga kanali në mes të Parisit

Një ekip zhytësish në Francë kanë mbetur të habitur kur teksa pastronin një kanal në Paris, nxorën prej aty biçikleta, karrocë fëmijësh, madje edhe televizorë.

17:32
Atentatorët u siguruan që kishin vdekur/ Detaje nga atentati në Fushë Krujë! Targa e mjetit të atentatorëve del e kallëzuar si e vjedhur në Tiranë

Pas shuarjes së plotë të zjarrit në makinën e dyshuar të përdorur nga autorët,  janë gjetur në brendësi të makinës tre armë zjarri automatike.

17:18
I bie të fikët në det, rrezikon të mbytet 15 vjeçari në plazhin e Talës

Një djalë rreth moshës 15 vjeç ka rrezikuar të mbytet mesditën e sotme në plazhin e Talës.

16:59
Kodrat e Kepit të Rodonit përfshihen nga flakët, terreni vështirë pengon zjarrfikësit

Një vatër zjarri është shfaqur në kodrat pranë Kepit të Rodonit në Durrës, duke djegur sipërfaqe toke me bimësi të ulët dhe shkurre.

16:49
Ish-bastion i ISIS, qyteti në Siri ku Jackie Chan po bën filmin e ri

Një qytet i braktisur  që nga një operacion i vitit 2018 për të larguar xhihadistët, Hajar al-Aswad po rikthehet në jetë, por tashmë si një mjedis për një film aksion të prodhuar nga Jackie Chan.

16:44
COVID19/ MSH: 2115 testime, 1062 qytetarë të infektuar dhe asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar shifrat e infektimeve brenda 24 orëve në vendin tonë, ku janë kryer 2115 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 1062 qytetarë.

16:35
Kush është viktima Brilant Martinaj, i akuzuar për vrasjen e Xhulio Prelës

Brilant Martinaj është një nga viktimat e atentatit të sotëm në Fushë Krujë,i akuzuar për vrasjen e policit Xhulio Prela.

16:13
Protestat në Hungari vazhdojnë për të pestën ditë, zemërim ndaj ndryshimeve tatimore të Orbanit

Mijëra njerëz protestuan në Budapest të shtunën për të pestën ditë radhazi kundër qeverisë së Viktor Orban ndërsa zemërimi thellohet mbi ndryshimet tatimore që kritikët thonë se do të dëmtojnë bizneset e vogla.

16:12
Identifikohen dy viktimat e tjera të atentatit në Fushë Krujë/ Njëri prej tyre në kërkim për vrasjen e Xhulio Prelës

Brilant Martinaj, Diklen Vata dhe Besmir Hoxha janë ekzekutuar sot në atentatin mafioz te mbikalimi i Fushë Krujës.

16:11
Vala e të nxehtit në Evropë: Zjarret vdekjeprurëse përhapen në Mesdhe

Mijëra zjarrfikës po vazhdojnë të luftojnë me zjarret në Portugali, Spanjë dhe Francë, pasi vala e të nxehtit nuk tregon shenja lehtësimi.

15:49
Vrasje e trefishtë në Fushë Krujë/ Gjendet një mjet i djegur në Larushkë me automatik, dyshohet i autorëve

Tre persona janë vrarë gjatë një atentati në aksin rrugor Fushë Krujë-Thumanë, te mbikalimi i Fushë Krujës këtë të diel.

15:29
Iu gjet kokainë në çorape/ Kush është njëri prej viktimave nga atentati në Fushë Krujë, zbulohet e shkuara kriminale

Njëri prej viktimave të atentatit të trefishtë të Fushë Krujës këtë të diel është arrestuar më parë për shpërndarje kokaine në Tiranë.

15:22
Emri/ Identifikohet njëri prej viktimave nga atentati i trefishtë në Fushë-Krujë

Tre persona janë vrarë gjatë një atentati në aksin rrugor Fushë Krujë-Thumanë, te mbikalimi i Fushë Krujës këtë të diel.

15:15
Detajet/ Atentat në Fushë Krujë! Qëllohet me armë në drejtim të makinës, tre të vdekur

Tre persona janë vrarë gjatë një atentati në aksin rrugor Fushë Krujë-Thumanë, te mbikalimi i Fushë Krujës këtë të diel.

15:00
Tinguj në kishën e vjetër/ Objekti mesjetar i Shën Premtes kthehet në skenë për muzikantët e rinj

Në kishën mesjetare monument i kulturës “Shën Premte”, në Balldre të Lezhës u dëgjua për herë të parë muzikë.

14:51
Shkollat e reja të Tiranës/ Do rikonstruktohen dhe ndërtohen 7 godina arsimore

Në muajin korrik do të nisi puna për 7 godina arsimore në bashkinë e Tiranës, 4 prej të cilave do të ndërtohen nga e para ndërsa pjesa tjetër do të rikonstruktohet.

14:27
Viroza dhe covid/ Shtohen pacientët në pediatrinë e Elbasanit

85 fëmijë paraqiten çdo ditë në pediatrinë e Elbasanit për të marrë ndihmë mjekësore për shkak të virozave të stinës.

14:17
Turizmi në Shqipëri/ Vlorë, nis periudha e pikut turistik

Shqipëria vazhdon të jetë një nga vendet që ofron çmimet më të arsyeshme në rajon , krahasuar  me shtetet si Greqinë, Malin e Zi apo Bullgarinë shprehen turistët që këtë vit po pushojnë në Vlorë.

13:50
Detajet rrënqethëse nga grabitja në Brataj, autori përdhunoi vajzën e mitur/ Familjarët për Top Channel: Na kërcënoi, kishte maskë të kuqe!

Detaje rrënqethëse janë mësuar nga grabitja me dhunë në fshatin Brataj të Selenicës, ku 38-vjeçari me armë kërcënoi familjen me gjashtë anëtarë dhe përdhunoi vajzën e mitur.

13:29
Shkupi dhe Sofja nënshkruajnë protokollin bilateral, Varhelyi: I hap rrugë anëtarësimit në BE të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

Komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerim, Oliver Varhelyi përshëndeti nënshkrimin e protokollit për kapërcimin e dallimeve mes Shkupit dhe Sofjes.

13:15
Shkupi dhe Sofja nënshkruajnë protokollin për kapërcimin e dallimeve

Ministrat e Punëve të Jashtme të Maqedonisë Veriut dhe Bullgarisë, Bujar Osmani dhe Teodora Gençovska, nënshkruan të dielën në Sofje protokollin që parasheh procedurat dhe dinamikën e kapërcimit të dallimeve mes tyre, që janë pjesë e propozimit francez. Përmbajtja e protokollit nuk është publikuar.

12:56
Insekti dëmton misrin në Maliq, prodhimi i pritshëm më i ulët se një vit më parë

Insekti Diabrotica vergitera ka dëmtuar në përqindje të madhe misrin në fushën e Maliqit.

12:47
Emri/ Plagoset me thikë 29-vjeçari në Gjirokastër, në gjendje kritike për jetën

Një konflikt mes dy personave ka përfunduar me plagosjen me thikë të Lorenc Dida 29 vjeç nga Gjirokastra.

12:40
FOTOT/ Veliaj vizitë në Gjermani, takim me zyrtarë të lartë në Hanover dhe Bremen: Me miq të mirë për bashkëpunime të reja

Gjetja e bashkëpunimeve të reja ishte fokusi i vizitës së fundit të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në Hanover dhe Bremen të Gjermanisë.

12:13
Detaje të rënda/ Mbajti peng për katër orë familjen, autori ngacmoi seksualisht gruan dhe tre vajzat e mitura

Një 38-vjeçar është vënë në pranga në Selenicë, pasi mbajti peng për disa orë një familje duke i kërcënuar me armë.

12:09
Vaksina si faktor në merkato, Tuchel bën presion për transferimin e radhës!

Edhe pse COVID-19 është zbehur dhe ditët më të frikshme janë hedhur pas krahëve, sërish në momente të caktuara, virusi ja del të shndërrohet në faktor duke ndikuar po ashtu edhe në botën e futbollit.

12:01
Sherr mes të rinjve në Kuçovë, në pranga dy persona

Dy persona janë vënë në pranga në Kuçovë pas një sherri.

11:47
Detaje nga arrestimet në Portin e Durrësit/ Mungonin 49 arka në kontejner, çfarë deklaruan punonjësit

49 arka mungonin në kontejnerin me banane në Portin e Durrësit.

11:43
Arbitër qipriot për Tiranën ndaj boshnjakëve, në të kaluarën ka gjykuar Laçin dhe Xhixhën

Tirana nuk mundi të shkonte përtej raundit të parë kualifikues në Champins League teksa bardheblutë dështuan në të dyja sfidat ndaj ekipit luksemburgas të Dudelange.

11:30
E diel në plazh, trafik i rënduar në qytetin e Vlorës

Radhë të gjata janë krijuar në qytetin e Vlorës, pasi qytetarët po i drejtohen plazheve.

11:04
Detaje nga avioni i rrëzuar në Greqi, tetë anëtarët e ekuipazhit që ndërruan jetë ishin ukrainas

Të gjithë anëtarët e ekuipazhit të avionit që u rrëzua një natë më parë në Greqi janë identifikuar dhe janë të gjithë ukrainas.

10:59
Cilët janë 20 të arrestuarit në Portin e Durrësit/ Mungonin disa arka në kontejnerin e bananeve, dyshime për drogë

20 persona janë arrestuar në Portin e Durrësit, pasi një kontejner i ngarkuar me banane është konstatuar i hapur.

10:47
Humbi kontrollin e gomones dhe përplasi dy pushuesit në Jal, në pranga 37-vjeçari

Drejtuesi i mjetit lundrues Gjergji Priftuli është arrestuar nga policia pasi humbi kontrollin dhe gomonia plagosi dy pushues një ditë më parë në Jal.

10:16
Sulm kriminal kibernetik/ Mbyllen përkohësisht shërbimet publike online dhe faqet qeveritare në vend

Shërbimet publike online dhe faqet qeveritare në vend janë mbyllur përkohësisht pas një sulmi kibernetik nga jashtë vendit.

10:05
Mbetjet e avionit në fushë/ Pamje me dron nga vendngjarja, humbën jetën të tetë personat në bord

Pamjet me dron tregojnë se nga vendi ku u rrëzua avioni tip  “Hot Cargo” kanë mbetur vetëm disa copa, ndërsa akoma del tym.

09:33
Rrëzohet avioni në Greqi/ Humbin jetën tetë anëtarët e ekuipazhit ukrainas! Mister ngarkesa dhe distanconi final

Tetë anëtarët ukrainas të ekuipazhit të avionit që u rrëzua mbrëmjen e së shtunës në veri të Kavallës në Greqinë veriore kanë humbur jetën.

09:10
Dybala merr një telefonatë të rëndësishme, gati të “braktisë” Interin

Paulo Dybala nuk ka ndërmend të presë pa fund Interin dhe ka nisur të shqyrtojë ofertat e tjera, teksa në Itali janë Napoli dhe Roma ato që kanë shfaqur interes konkret.

09:00
Zjarrfikësit francezë po luftojnë me flakët, piloti vdes në Portugali, ndërsa zjarret kanë përfshirë pjesë të shumta të Evropës

Zjarret po vazhdojnë të shpërthejnë në të gjithë Evropën duke bërë që mijëra njerëz të evakuohen dhe t’i marrin jetën një piloti të një aeroplani zjarrfikës.

08:36
30 të shoqëruar në Portin e Durrësit/ Mungonin disa arka në kontejnerin e bananeve, dyshime për drogë

30 persona janë shoqëruar nga policia në Portin e Durrësit, punonjës të sigurisë dhe terminalit.

08:12
Parashikimi i motit, temperatura deri 38 gradë C

Kthjellimet pritet të jenë mbizotëruese në të gjithë vendin deri në orët e mesditës në vendin tonë.

E shtunë, 16 Korrik 2022
23:24
Rrëzohet në Greqi avioni i nisur nga Serbia! Ishte me municione dhe materiale ushtarake, dyshohet se do shkonte në Rusi

Një avion është rrëzuar mbrëmjen e kësaj të shtune në zonën ”Filipus” në afërsi të Kavallës në Greqinë veriore.

23:06
Rënia e blegtorisë vë në vështirësi prodhuesit tradicionalë në Shqipëri

Rënia e numrit të krerëve në blegtori po vë në vështirësi disa qindra prodhues të vegjël tradicionalë të nënprodukteve të qumështit në Shqipëri.

22:52
Xhensila Myrtezaj: Ndikohem dhe vuaj shumë nga gjërat që dëgjoj përreth!

Këngëtarja e njohur Xhensila Myrtezaj, edhe pse sot ka arritur karrierë të gjatë dhe të suksesshme, thotë se ka ‘kritika  për Xhensilën e vogël’.

22:32
“Lë vajzën për publikun”/ Xhensila rrëfen sakrificat që bën për muzikën

Xhensila Myrtezaj, këngëtarja e cila sot ka arritur majat e suksesit në muzikë, i është dashur të sakrifikojë shumë për të arritur aty ku është.

22:23
Bayern nuk heq dorë dhe rikthehet në sulm për De Ligt, Kahn: Mbrojtësi e ka zgjedhur të ardhmen!

Bayern Munich është dorëzuar sa i takon çështjes së Robert Lewandowskit me sulmuesin që ka “paketuar plaçkat” dhe është nisur drejt Barcelonës. Një operacion ky i katalanasve që prek shifrën e 50 milionë eurove.

22:15
“Kemi pasur momente të vështira”/ Për herë të parë, Xhensila rrëfen krizat në marrëdhënien me Besin

Prej shumë vitesh, artistja Xhensila Myrtezaj është në një histori dashurie me Bes Kallakun, aktorin e humorit, të cilët janë prindër të një vajze, Ajkës.

22:02
“Bëhet copash për të tjerët”/ Xhensila shprehet si asnjëherë tjetër për Besin

Xhensila Myrtezaj, sot një këngëtare që ka arritur majat në tregun muzikor, ka pasur fat edhe në dashuri.

21:52
“Nxjerrin helm dhe mllef”/ Xhensila flet për komentet negative: Më e keqja është se këta njerëz…

Këngëtarja e njohur Xhensila Myrtezaj, edhe pse me karrierë të gjatë dhe të suksesshme, shpesh herë i duhet të përballet edhe me komente negative, si çdo artist tjetër.

21:49
Video/ Pamjet e rralla tregojnë balenën gungaçe që mbron zhytësen nga peshkaqeni (fotot)

Biologia 65 vjeçare Nan Hauser punon prej kohësh për mbrojtjen e balenave, por nuk i kishte ndodhur më parë që teksa notonte me një balenë gungaçe pranë ishujve Cook në Paqësor, kafsha gjigante ta shpëtonte nga një peshkaqen rreth 6 metra i gjatë.

21:42
Me video/ Momenti kur gomonia humbet kontrollin dhe përplas çiftin e pushuesve në Jalë

Një gomone pa drejtues doli në breg me shpejtësi dhe goditi dy pushues në plazhin e Jalës.

21:28
Komiteti Olimpik i Kosovës: Serbia pamundëson pjesëmarrjen e Kosovës në kampionatin e pingpongut

Komiteti Olimpik i Kosovës, tha të shtunën se ekipi përfaqësues i pingpongut nuk është lejuar të marrë pjesë me të drejta të barabarta në Kampionatin evropian të Pingpongut U-21 të mbajtur në Beograd të Serbisë.

21:28
Kapet shefi i drogave dhe e dashura që pastronte paratë pas pushimeve të luksit në Tailandë, sekuestrohen fitimet e krimit (fotot)

Një mbret ‘i vogël’ drogash dhe e dashura e tij bashkëpunëtore janë kapur nga policia britanike prej jetës së luksit dhe pushimeve ekzotike që reklamonin në rrjetet sociale.

21:11
Xhensila tregon si e ka përjetuar divorcin e prindërve: Isha e vogël, por kuptova çfarë ishte jeta

Këngëtarja e njohur Xhensina Myrtezaj ka pasur një fëmijëri të vështirë, pas divorcimit të prindërve të saj kur ajo ishte shumë e vogël.

20:57
Video virale/ Ariu pendohet keq që hyn në rrethimin e derrave të guximshëm, i tmerruar kërcen sërish gardhin për të dalë (fotot)

Në një video të pabesueshme të shpërndarë së fundmi në SHBA një ari i murrmë afrohet në vendbanimin e dy derrave në Connecticut, SHBA dhe detyrohet të kalojë gardhin e lartë me besimin e ka gjetur “një vakt të mirë ngrënieje”.

20:49
Zjarret vazhdojnë të përhapen në Evropën e mbërthyer nga vala e të nxehtit

Zjarret në Francën jugperëndimore dhe në Spanjë vazhduan të përhapeshin me shpejtësi të shtunën, duke detyruar mijëra njerëz të evakuohen nga shtëpitë e tyre pasi temperaturat e përvëluese të verës, po i alarmojnë autoritetet në vendet evropiane.

20:40
Ronaldo te Bayern? Trajneri Nagelsmann nuk fshihet për CR7!

Me Robert Lewandowskin që u largua drejt Barcelonës, Bayern Munich i lind detyra për të gjetur një tjetër sulmues që mund të zëvendësoj polakun. Në fakt, bavarezët kanë firmosur me Sadio Mane dhe kanë në organikë lojtarë si Sane apo Gnabry. Megjithatë, një lojtar me më tepër nuhatje në zonë do t’i bënte shumë punë trajnerit Julian Nagelsmann.

20:31
G20 – Ministrat e Financave synojnë të parandalojnë krizën energjetike dhe atë ushqimore

Udhëheqësit e financave të ekonomive më të rëndësishme botërore u takuan në Bali, teksa pasojat e pushtimit rus në Ukrainë po ndihen në mbarë botën.

20:23
Çfarë tregojnë imazhet mahnitëse të teleskopit hapësinor James Webb

Partneriteti ndërkombëtar që qëndron pas teleskopit hapësinor James Webb po shijon triumfin pas një jave publikimi të imazheve mahnitëse të universit tonë.

20:10
Të paktën 16 civilë ukrainas të vrarë nga sulmet e fundit ruse

Autoritetet ukrainase në të gjithë vendin po njoftojnë për sulme dhe goditje të reja me raketa ruse që kanë shkaktuar vdekjen e të paktën 16 civilëve.

20:00
Florian Marku, ndeshje në atdhe/ Beteja më 25 gusht me rivalin meksikan në boksin profesionist

Florian Marku më në fund ja ka dalë të plotësojë ëndrrën e tij për të zhvilluar një ndeshje në vendlindjen e tij në Shqipëri, pasi sukseseve të njëpasnjëshme që ka arritur në Angli në boksin profesionist.

19:54
Kamberi siguron mandatin në Serbi/ Deputeti shqiptar takon presidentin Vuçiç

Pas tre muajsh e pesë herë përsëritje të votimit, Shaip Kamberi ka arritur të sigurojë vend në Parlamentin e Serbisë.

19:51
Nga Shkodra, punë në Malin e zi/ Mbi dy mijë shqiptarë marrin lejen e punës në fqinjët veriorë

Në një kohë që në vendin tonë, çdo ditë e me shumë bizneset po ankohen për mungesën e fuqisë punëtore, çdo mëngjes qindra shqiptare kryesisht nga veriu por edhe nga qytete të tjera të Shqipërisë, kalojnë doganat e Hanit të Hotit dhe Muriqanit për të punuar ne shtetin fqinj të Malit të Zi.

19:48
Të huaj në vend të shqiptarëve/ Ndërtimi, hoteleria dhe industria janë në kërkim të punëtorëve

Jo vetëm specialistë, por në Shqipëri prej kohësh mungojnë edhe punëtorët e pakualifikuar, forca e krahut të punës, e cila nuk ka nevojë arsimim.

19:41
Këngëtari britanik merr urdhër mbrojtjeje nga fansja ‘e fiksuar’ që e përndjek e i thotë policisë ‘Më duket se është gay’ (fotot)

Këngëtari i njohur britanik i muzikës së lehtë Craig David ka thënë se ndjehet “i dhunuar” nga një fushatë ngacmimesh e persekutimi prej një adhurueseje, e cila nga ana e saj i thotë policisë se “nuk përbën një kërcënim” dhe se “Elvis Prestley ka pasur fansa edhe më të këqinj”.

19:39
Në spital për viroza dhe covid/ Çdo ditë në pediatri janë 300 urgjenca mjekësore

Temperatura e larte deri ne 40 i ka detyruar prindërit, që fëmijët t’i dërgojnë në urgjencën e pediatrisë në qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

19:36
Fëmijë me Covid/ Çdo ditë zbulohen raste të reja. Shkakton temperaturë të lartë

Në  qendrën Shëndetësore nr. 2 në Tiranë janë kryer në orët e para të ditës rreth 60 rapid teste, e fundit është e vajzës dy vjeçare, që rezultoi pozitive.

19:15
Barcelona zyrtarizon Lewandowskin, zbulohen detajet e kontratës!

Dëshira më e madhe e Barcelonës për këtë merkato verore tashmë është shndërruar në realitet. Robert Lewandowski është lojtari më i ri i klubit katalanas dhe do të bashkohet me grupin e drejtuar nga trajneri Xavi Hernandez në përgatitjet parasezonale në Miami.

19:02
Armenia e Azerbaixhani mbajnë takimin e parë në nivel ministrash të jashtëm pas luftës (fotot)

Në kryeqytetin e Gjeorgjisë, Tbilisi, ministrat e jashtëm të Armenisë e Azerbaixhanit mbajtën sot takimin e parë bilateral që prej konfliktit të rëndë të 2020 për rajonin Nagorno-Karabakh.

18:54
Ndeshja e parë me Watford, Manaj aktivizohet në pjesën e dytë dhe bëhet protagonist

Rey Manaj e ka nisur menjëherë si protagonist aventurën e re me Watford, edhe pse bëhet fjalë për thjesht një ndeshje miqësore. Sulmuesi i kombëtares dhuroi një asist në fitoren 4-1 të skuadrës së tij ndaj Wycombe teksa u aktivizua nga minuta e 59-të e pjesës së dytë.

18:39
Biden: Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë angazhimin në Lindjen e Mesme

Gjatë takimit të përbashkët me udhëheqësit e vendeve të Gjirit Persik, Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden theksoi të shtunën se Shtetet e Bashkuara të vazhdojnë të jenë një partner aktiv i angazhuar në Lindjen e Mesme.

18:26
Panamaja paralizohet nga disa ditë protesta dhe bllokime të rrugëve (fotot)

Demonstrata të reja dhe bllokime paqësore rrugësh vijuan sot prej disa ditësh në Panama, në protestë ndaj rritjes së çmimeve dhe korrupsionit, teksa qeveria kërkon një rrugëdalje nga kriza e paprecedentë me disa sindikata të punës.

18:24
REL: Saga e Maqedonisë së Veriut, mësim për të tjerët

Gati 17 vjet pasi mori statusin e vendit kandidat për BE, Maqedonia e Veriut, më në fund, duket se do të nisë negociatat për anëtarësimin në bllok.

18:15
“E dua Greqinë, por jam shqiptar”, Strakosha: Provoja dorezat e babait, edhe pse më rrinin të mëdha!

Thomas Strakosha vendosi të vijojë karrierën në Angli, teksa nga sezoni i ardhshëm do të jetë pjesë e Brentford në Premier League. Portieri i kombëtares ka nënshkruar një kontratë katërvjeçare me anglezët ndërsa ka dhënë edhe intervistën e parë si lojtar i Brentford. 27-vjeçari shprehet se shokët e rinj janë treguar shumë mikpritës ndërsa thekson se prej shumë viteve priste mundësinë për të luajtur në Premier League.

18:02
Sekretarja amerikane e Thesarit: Ka përparim në bisedimet për çmimet e naftës ruse

Sekretarja amerikane e Thesarit, Janet Yellen, tha se ministrat e Financave të Grupit 20 kanë zhvilluar bisedime produktive në Indonezi lidhur me një propozim për të vendosur marzhë për çmimet për shtetet që do të paguanin për naftën ruse.

17:57
Dentisti amerikan vrau gruan gjatë pushimeve të gjuetisë për sigurimet $5 milionë (fotot)

Dentisti gjuetar Lawrence Rudolph, 67 vjeç, akuzohet se ka vrarë barbarisht bashkëshorten e tij Bianca Rudolph, në një udhëtim gjuetie leopardësh në Zambia në vitin 2016, për sigurimet e jetës prej 5 milionë dollarë.

17:45
Ukrainë, gruaja 80-vjeçare tregon përballjen me forcat ruse

Kur forcat ruse sulmuan qytetin Borodyanka në muajin mars, 80-vjeçarja Halyna Derevyanko qëndroi në apartamentin e saj. Për Zërin e Amerikës ajo tregon përballjen me ushtarët. Pak muaj pasi qyteti është çliruar, shenjat e luftës janë kudo. Veç vuajtjeve dhe dhimbjes që kanë në shpirt banorët nuk kanë gjë tjetër për të treguar.

17:37
“Tetë vite të paharrueshme”, Lewa e mbyll me Bayernin, Kahn konfirmon shitjen te Barcelona

Robert Lewandowski do të transferohet te Barcelona. Klubi katalanas ka gjetur më në fund gjuhën e përbashkët me Bayern Munich për të blerë kartonin e bomberit polak për rreth 50 milionë euro.

17:30
Britaniku 40 vjeçar gjendet i vdekur, gruaja e plagosur rëndë pas ‘lojës erotike ekstreme’ në hotelin e luksit në Firence (fotot)

Një britanik është gjetur i vdekur ndërsa një grua që ishte me të, është plagosur rëndë në dhomën e një hoteli luksi në Itali, sipas dyshimeve pas një loje erotike që shkoi tragjikisht keq, njoftonte policia vendase.

17:22
BE: Javën e ardhshme hapen negociatat me Shkupin dhe Tiranën

Liderët e Bashkimit Evropian kanë përshëndetur votimin e Kuvendit maqedonas në favor të propozimit francez, duke paralajmëruar se në javën e ardhshme do të zhvillohen konferencat e para ndërqeveritare të BE-së me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, duke hapur formalisht negociatat e anëtarësimit.

17:15
​Aksident i rëndë në Prishtinë, pesë të lënduar

Një aksident rrugor mes dy automjeteve ka ndodhur sot në mesditë në lagjen “Dardania”, në Prishtinë, ku si pasojë janë lënduar pesë persona.

17:07
West Ham bën superofertë për Brojën, por Tuchel bëhet pengesë

Armando Broja është një nga emrat më të kërkuar të kësaj merkato, me West Ham që vijon të mbajë shpresë për afrimin e shqiptarit.

17:04
Transgjinorja ‘e famshme’ demokrate ndalohet për pornografi fëmijësh në SHBA (fotot)

Brice Williams, një transgjinor aktivist demokrat në SHBA, që merr emrin ‘Anastasia Diamond’ kur vishet e lyet si grua, ka marrë 25 akuza zotërimi pornografie të miturish.

17:00
Digjet Mesdheu, lufta me zjarret: Vdes piloti portugez!!

Mijëra zjarrfikës po luftojnë me zjarret në Portugali, Spanjë dhe Francën jugperëndimore, teksa vala e të nxehtit nuk jep shenja tërheqjeje.

16:50
Zjarr në Derven të Krujës, digjen pemët frutore

Një zjarr ka rënë në një sipërfaqe me pemë frutore në Derven të Krujës këtë të shtunë.

16:43
Ulje e lehtë infektimesh, 1326 të prekur në 24 orë, asnjë humbje jete

Ulje e lehtë infektimesh është shënuar këtë të shtunë nga Covid.

16:33
Akord për 30 milionë £, Arsenal siguron një tjetër përforcim nga City

Merkato e Arsenalit është fokusuar te Manchester City. “Topçinjtë” kanë siguruar një tjetër akord me kampionët e Anglisë pas Gabriel Jesus. Sulmuesi brazilian la “Cityzens” për t’u transferuar tek ekipi i Mikel Artetës për 52 milionë euro.

16:32
Ivana Trump ka vdekur nga plagë përplasjeje në gjoks, thotë mjeku ligjor i New York (fotot)

Ivana Trump, gruaja e parë e Donald Trump ka vdekur nga plagët e përplasjes “në gjoks”, njoftoi sot mjekësia ligjore e New York.

16:25
Biden takohet me liderët arabë: Diskuton mbrojtjen dhe raketat!

Mbrojtja dhe raketat e shteteve të rajonit zunë vend qendror në takimet që presidenti amerikan, Joe Biden pati me liderët në arabë teksa vazhdon turneun e tij në Lindjen e Mesme.

16:13
Ishte duke eksploruar Tropojën, ndërron jetë si pasojë e infarktit një turist serb

Një turist serb ka ndërruar jetë ditën e sotme në Tropojë duke eksploruar zonën, si pasojë e një infarkti.

16:08
Princi saudit i thotë Biden se SHBA ka bërë ‘gabime’ në Irak e Afganistan, pas kritikave për vrasjen e Xhamal Khashoggi (fotot)

Princi saudit i kurorës Mohammed bin Salman i ka përmendur presidentit amerikan abuzimet e ushtrisë në burgun e Abu Ghraib në Irak dhe luftën në Afganistan, duke thënë se edhe SHBA ka bërë gabime, shkruan britanikja Daily Mail.

16:03
Maqedonia e Veriut miratoi propozimin francez, Blinken: Mbështesim Shqipërinë dhe RMV në procesin e anëtarësimit në BE

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka mirëpritur vendimin e Maqedonisë së Veriut për të pranuar propozimin francez, teksa thotë se një BE me Ballkanin Perëndimor pjesë të saj, e bën atë më të fortë.

16:01
“Kthejini në shtëpi”, nënat dhe gratë ruse kërkojnë kthimin e ushtarëve!

“Vëllai im u dërgua për stërvitjet 333. Ai nuk shkoi për të luftuar në një shtet tjetër. Në thelb ishte mashtrim. Vetëm në prag të pushtimit u informuan se do ta kalonin kufirin”; një grua nga rajoni jugor siberian, Buriatia, është në mesin e një nënave, motrave e bashkëshorteve të ushtarëve rusë në Ukrainë që kërkojnë kthimin e tyre në shtëpi. 

15:50
Videoja tronditëse: Momentet e fundit të 4-vjeçares së vrarë nga sulmi rus në Vinnytsia!

Në një moment, duket e lumtur në krah të së ëmës teksa shtyn me gëzim karrocën e saj  në rrugë. Pak çaste më vonë, Lisa nuk është më.

15:42
Të martën, bisedimet me BE-në/ Vendimi për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, pas votimit në Shkup

Me 68 vota pro e asnjë kundër, teksa deputetet e opozitës e bojkotuan procesin e votimit, propozimi francez u miratua në parlamentin maqedonas, duke i hapur kështu rrugën avancimit të Maqedonisë së Veriut drejt integrimit të mëtejshëm europian, e për rrjedhojë edhe Shqipërisë së mbetur peng e mosmarrëveshjeve të Shkupit me Sofjen.

15:36
Babai 76 vjeçar i miliarderit Elon Musk lind fëmijë me thjeshtrën e tij (fotot)

Babai 76 vjeçar i miliarderit Elon Musk, Errol, ka thënë se “e vetmja gjë për të cilën kemi ardhur në tokë është të riprodhohemi” teksa mësohet se ka lindur fëmijën e dytë me Jana Bezuidenhout, të bijën e ish-gruas së tij, pa u shqetësuar se nga disa mund të quhet incest apo perversitet seksual.

15:32
“Nxire dufin”! Mjekët: Përmbajtja e zemërimit të krijon pasoja për shëndetin

Studiuesit gjermanë kanë arritur në përfundimin që, nëse doni të jetoni gjatë, duhet të nxirrni jashtë dufin, pasi përmbajtja e zemërimit, bën që të kemi pasoja në shëndetin fizik dhe mendor.