SHBA-Iran, përshkallëzohen tensionet/ Uashingtoni paralajmëron “sanksionet më të ashpra në histori”, Teherani kërcënon me kundërpërgjigje
Japonia ka zbuluar një paketë të re ndihme financiare prej 4.6 miliardë funtesh për të ndihmuar Ukrainën në betejën e saj kundër Rusisë.
Presidenti Fumio Kishida deklaroi se Ukraina ende po vuan nën pushtimin rus dhe njerëzit e saj kanë nevojë për ndihmë për të rindërtuar jetën e tyre të përditshme.
“Sulmi i Rusisë është një sfidë për të gjithë rendin ndërkombëtar të bazuar në rregulla që i jep fund epokës së pas Luftës së Ftohtë”, tha ai.
Si president i këtij viti i G7, Kishida do të organizojë një samit në online ku do t’i bashkohet Volodymyr Zelensky. Kjo do të jetë hera e parë që ai do të presë një samit të G7.
Japonia i është bashkuar Shteteve të Bashkuara dhe vendeve evropiane në sanksionimin e Rusisë për pushtimin e saj dhe ofrimin e mbështetjes humanitare dhe ekonomike për Ukrainën.
Japonia ka dhënë tashmë hua prej më shumë se 70 miliardë jen (432 milion £) për Ukrainën në ndihmë emergjente ekonomike dhe ka pranuar më shumë se 2,000 ukrainas të zhvendosur.
Top Channel