Ardian Pepa hulumton mbi situata pamore: gjurmë historike, personazhe faktike apo mitologjike nëpërmjet instilacioneve dhe skulptura në këtë hapësirë të dedikuar në galerinë Fab, për ekspozitën e tij vetjake ‘ There are two sides to every story”.

Historitë janë aty! Dhe çdokush është i ftuar t’i gjejë apo kuptojë në mënyrën e tij. Sepse siç thotë edhe J. Michael: “Mos harroni, ka gjithmonë dy anë në çdo histori. Të kuptuarit është një shpatë me tre tehe. Ana juaj, ana e tyre dhe e vërteta me shumë mundësi qëndron në mes.’

Pas studimeve në Akademinë e Arteve Ardian Pepa merr pjesë në konkurse e veprimtari të ndryshme arti në ekspozita kolektive dhe vetjake. Ai i është kushtuar në mënyrë të veçantë realizimit të nudove. Veprat e tij tashmë janë pjesë e koleksionistëve shqiptarë e të huaj.

Top Channel