Doza kanabisi në makinë gati për shitje, arrestohet 18-vjeçari në Korçë

20/02/2023 16:21

Një 18-vjeçar është arrestuar në Korçë pasi është kapur duke shpërndarë lëndë narkotike.

Në pranga ka rënë N. M., 18 vjeç, banues në Korçë, i cili akuzohet për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij tip “Mercedes-Benz”, u gjetën 1 grirëse me mbetje të dyshuara narkotike kanabis, 1 peshore e vogël elektronike dhe 11 doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel