Artisti Alkent Pozhegu nga Gjakova ka realizuar një mozaik të presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Ai është frymëzuar nga situata e vështirë e ditëve të fundit, ku Ukraina është sulmuar nga Rusia.

Me anë të këtij mozaiku ai ka shprehur mbështetjen që ka për Ukrainën në këto ditë të vështira.

Kryesisht punimet e tij bëhen me kokrra gruri, fasule ose misër.

Artisti është shquar për realizimin e portreteve të artistëve të ndryshëm dhe është bërë pjesë e Guinness-it.

Alkent Pozhegu është shpallur fitues herën e parë me portretin e Dua Lipës, më pas me portretin e Rita Orës dhe i fundit ishte ai i Donald Trump.

Top Channel