Projekt-Rezoluta e Kuvendit të Shqipërisë, Balla ua dorëzon kryetarëve të grupeve parlamentare

01/03/2022 20:15

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka dorëzuar sot pasdite kryetarëve të grupeve parlamentare të Partisë Demokratike, të “Aleancës për Ndryshim” dhe të “Demokraci dhe Integrim” një projekt-Rezolutë të Kuvendit të Shqipërisë “PËR MBËSHTETJEN E SOVRANITETIT DHE TËRËSISË TERRITORIALE TË UKRAINËS DHE MBROJTJEN E PARIMEVE TË SË DREJTËS NDËRKOMBËTARE DHE TË SIGURISË EVROPIANE”.

Përmes një postimi në Facebook, Balla deklaron se kjo projekt-Rezolutë është konsultuar paraprakisht me Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme, po konsultohet nga grupet parlamentare, nga Komisioni për Politikën e Jashtme dhe do të jetë seanca plenare më e afërt e Kuvendit të Shqipërisë që do ta shqyrtojë dhe miratojë.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

KUVENDI I SHQIPËRISË I kam dorëzuar sot pasdite kryetarëve të grupeve parlamentare të Partisë Demokratike, të “Aleancës për Ndryshim” dhe të “Demokraci dhe Integrim” një projekt-Rezolutë të Kuvendit të Shqipërisë “PËR MBËSHTETJEN E SOVRANITETIT DHE TËRËSISË TERRITORIALE TË UKRAINËS

DHE MBROJTJEN E PARIMEVE TË SË DREJTËS NDËRKOMBËTARE DHE TË SIGURISË EVROPIANE”.

Kjo projekt-Rezolutë është konsultuar paraprakisht me Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme, po konsultohet nga grupet parlamentare, nga Komisioni për Politikën e Jashtme dhe do të jetë seanca plenare më e afërt e Kuvendit të Shqipërisë që do ta shqyrtojë dhe miratojë. #WE_STAND_WITH_UKRAINE

Tensioni në territorin ukrainas sa vjen e rritet, ndërsa jemi në ditën e gjashtë të luftës. Ushtria ruse ka intensifikuar bombardimet në Kharkiv dhe qytete të tjera, ndërsa një autokolonë ushtarake ruse prej 60 kilometrash ka mbërritur aktualisht në portat e kryeqytetit ukrainas.

Me ritme proceduriale të paimagjinueshme në kushte të tjera, Parlamentin Europian voton këtë pasdite për t’i dhënë Ukrainës zyrtarisht statusin e vendit kandidat për në BE dhe hapur rrugën e pranimit në bllok.

Top Channel