Kremlini: Rusia është gati për raund tjetër bisedimesh, nuk e dimë nëse vjen Ukraina

02/03/2022 11:29

Kremlini ka njoftuar këtë të mërkurë se zyrtarët rusë janë gati të zhvillojnë një raund të dytë bisedimesh me Ukrainën.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov është shprehur se nuk dihet nëse zyrtarët ukrainas do të paraqiten në takim.

Sipas Reuters, Peskov ka thënë se Moska duhet të formulojë një përgjigje të ashpër, të menduar dhe të qartë kundër masave të vendosura ndaj vendeve perëndimore për të minuar ekonominë ruse.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy tha ditën e djeshme se Rusia duhet të ndalojë bombardimet e qyteteve ukrainase përpara se të zhvillohen bisedimet.

Top Channel