
21/03 22:22
Policia ka arritur që të identifikojë personin e dyshuar për vrasjen e ndodhur këtë të hënë në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë.
Personi i dyshuar E.V, 15 vjeç është vetëdorëzuar në polici.
Personit të dyshuar i është sekuestruar thika që dyshohet të jetë përdorur për vrasjen.
Në prezencë të avokatit personi i dyshuar në koordinim me Prokurorinë dhe zyrtarët e Qendrës për Punë Sociale kanë nisur procedurat e nevojshme në lidhje me ngjarjen.
Top Channel