Navalny bën thirrje nga burgu: Dilni dhe protestoni kundër luftës!

02/03/2022 11:03

Kritiku i burgosur i Kremlinit, Alexei Navalny u ka bërë thirrje rusëve të organizojnë protesta kundër luftës në Ukrainë të nxitur nga Putini.

Zëdhënësja e tij shkoi në Twitter se Navalny ka bërë thirrje që qyetarët rus të dalin cdo ditë në orën 19:00 dhe në fundjavë në orën 14:00, për të protestuar kundër luftës.

Alexei Navalny ka bërë thirrje që njerëzit të dalin dhe të protestojnë kundër luftës çdo ditë në orën 19:00 dhe në fundjavë në orën 14:00. Sheshet kryesore të qyteteve tuaja, kudo që të jeni”, shkroi zëdhënësja Kira Yarmysh.

Navalny, kundërshtari më i shquar i Presidentit Vladimir Putin, u burgos vitin e kaluar pasi u kthye në Rusi nga Gjermania. Ai u shërua ajo që testet laboratorike perëndimore konstatuan se ishte një përpjekje për ta helmuar  me një agjent nervor në Siberi. Rusia mohoi kryerjen e një sulmi të tillë.

Top Channel