Zelensky zbulon si është jeta e tij në kohë lufte: Punë dhe gjumë!

02/03/2022 09:02

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka dhënë një intervistë për mediat e huaja duke treguar se si është jeta e tij pasi prej 7 ditësh, vendi i tij ndodhet në pushtimin e forcave ruse.

Nga vendstrehimi në Kiev, Zelensky u shpreh nga vendstrehimi ku po qëndron në Kiev, se dita e tij në këto momente është punë dhe gjumë, ndërsa takimet me familjen janë të rralla.

Pjesë nga intervista:

Gazetari: Si është jeta juaj gjatë pushtimit?

Zelensky: Punë dhe gjumë

Gazetari: A mund ta shihni familjen dhe fëmijët?

Zelensky: Jo

Gazetari: Kur ishte hera e fundit që ju i keni takuar?

Zelensky: Përpara luftës, jo më falni tre ditë më parë, në mes të luftës.

Top Channel