Nga Puglia në Tiranë/ Teatër dhe muzikë italiane për kryeqytetin europian të rinisë

01/03/2022 19:54

Teatri Publik Puljez dhe Shoqata e Teatrove Shqiptarë nënshkruan një për krijimin e një festivali të quajtur “vitrina” që favorizon shpërndarjen e shfaqjeve teatrore, të kërcimit dhe muzikës midis Pulias dhe Shqipërisë.

Lino Manosperta, përfaqësues “ Teatri publik puljez”: Në maj nis një coproduksion mes një kompanie puljeze dhe teatrit të Gjirokastrës për të vendosur në skenë një spektakël të Dario Fo-së. Në qershor një kompani kërcimi artistik bashkëkohor do të organizojnë një ëorkshop me mësime vallëzimi nga baletë maestre puljeze me kërcimtarë të rinj shqiptarë për të bërë një shfaqe artistike të hapur. Programi është shumë intesiv.

Milto Kutali, kryetar i rrjetit të teatrove shqiptarë: Pulia-Shqipëri, Bashkë për të Ardhmen është një program iniciativash i promovuar nga Rajoni i Pulias për të shoqëruar Tiranën Kryeqyteti Rinor Evropian 2022.

Programi përmban një sërë iniciativash, duke përfshirë artin pamor, industrinë kulturore dhe krijuese, teatrin, muzikën, inovacionin social.
Disa nga shfaqjet janë “Piknik në fshat” të kompanisë teatrore Cantieri Teatrali Koreja, “Ragù” nga Vito Signorile, “Taborre dhe Madalena” nga Enrico Messina dhe “Dreka e Babette… nga Puglia” e Enzo Toma.

Top Channel