LISTA/ Zgjedhjet e 11 majit 2025, KQZ kërkon gjoba ndaj disa partive politike, Celibashi: Kemi konstatuar shkelje për financimet Grabitje me armë në një bankë të nivelit të dytë te Komuna e Parisit.
Gazetarja e Top News, Kleida Muka, bën me dije se autori ka qenë i maskuar. Ai ka hyrë brenda, nën kërcënimin e armës, dhe më pas është larguar.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e Komunës së Parisit. Policia ka mbërritur në zonë dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes si dhe për identifikimin dhe lokalizimin e autorit.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 10:45, në zonën e Komunës së Parisit, një shtetas i maskuar ka hyrë në ambientet e një banke të nivelit të dytë dhe, nën kërcënimin e një sendi në dukje armë, dyshohet se ka marrë një shumë parash.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, janë ngritur pika kontrolli dhe janë orientuar të gjitha shërbimet policore, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e autorit dhe dokumentimin e plotë të rastit.
Top Channel