Policia e Shtetit ka ngritur alarmin për një skemë mashtrimi kibernetik që po qarkullon përmes mesazheve telefonike, të cilat dërgohen në emër të bankave me qëllim përvetësimin e të dhënave personale dhe bankare të qytetarëve. Sipas Policisë, mesazhet u kërkojnë qytetarëve të verifikojnë identitetin brenda 24, ose 31 orëve, duke i drejtuar përmes lidhjeve elektronike drejt faqeve të falsifikuara që imitojnë faqet zyrtare të bankave. Kjo skemë, e njohur si “Smishing” synon të përvetësojë numrat e kartave bankare, fjalëkalimet dhe kodet e verifikimit, të cilat mund të përdoren për të hyrë në llogaritë e qytetarëve dhe për të kryer transaksione të paautorizuara.