Kadare bashkon të rinjtë në Gjirokastër, në shtëpinë e shkrimtarit prezantohet konkursi letrar mbarëkombëtar për vitin 2027

31/10/2026 20:09

Në shtëpinë e gjeniut të letrave shqipe Ismail Kadare në Gjirokastër, është zhvilluar aktiviteti letrar “Takohemi për një libër”.

Dashamirës të letërsisë, mësues dhe të rinj gjimnazistë përjetuan emocionet dhe magjinë që përcjell libri dhe vepra letrare e Kadaresë.

Përmes artit të pranishmit përcollën emocione dhe këndvështrime të veçanta duke përjetuar një udhëtim mbresëlënës në botën e librit dhe letërsisë.

Në këtë aktivitet u prezantua projekti kulturor i Konkursit Letrar Mbarëkombëtar “Kadare”, i cili do të organizohet vitin e ardhshëm në 91-vjetorin e lindjes së shkrimtarit.

Nëpërmjet leximit dhe interpretimit të pjesëve nga veprat letrare si: “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, “Darka e gabuar” dhe “Viti 1984” të rinjtë gjimnazistë përcollën mbresa edhe emocione të veçanta.

Ky aktivitet u mundësua si pjesë e nismës “ Shqipëria lexon”, e cila promovon dobishmërinë e librit dhe leximit veçanërisht tek fëmijët dhe të rinjtë. Përgjatë Tetorit të letërsisë në Gjirokastër u zhvilluan aktivitete letrare, bashkëbisedime me shkrimtarët lokalë, prezantime librash, etj.

Top Channel