“Shtëpia”, premierë në Vlorë/ Komedia në teatrin “Petro Marko” rikthen në skenë pas shumë vitesh aktoren Vefi Redhi

01/11/2026 16:00

“Shtëpia” e regjisorit Naser Shatrolli u shfaq premiereë mbrëmjen e kaluar në Tatrin “Petro Marko” në Vlorë.

Shfaqja ngjiti në skenë aktorët Bujar Asqeriu, Roland Minga, Ermir Hoxhaj,  Artan Islami dhe veçanërisht ,Vefi Redhi që pas shumë vitesh aktivitet artistik në Greqi u rikthye për të interpretuar për publikun e Vlorës.

“Shtëpia” është një komedi alegorike, e cila në thelbin e saj trajton temën e shtëpisë, duke prekur lidhjet filozofike dhe identitare mes emigracionit dhe vendlindjes. Vepra zhvillohet në kufijtë e farsës, satirës dhe komedisë, duke ndërthurur gjetje origjinale, humor dhe situata që synojnë të përcjellin argëtim për publikun.

Premiera është pritur me interes nga dashamirësit e teatrit në Vlorë, të cilët në përfundim të shfaqjes duartrokitën gjatë trupën artistike.

Edhe për aktorët, kjo shfaqje kishte një domethënie të veçantë, pasi bëhej fjalë për një rikthim në qytetin e tyre.

Shfaqja “Shtëpia” mirëpret publikun në Teatritn “Petro Marko” edhe këtë të diel në mbrëmje.

Top Channel