Llogoraja është përfshirë nga reshje të dendura dëbore këtë mbrëmje.

Intensiteti i reshjeve është shtuar në orët e mbrëmjes ku trashësia arrin deri në 10 cm.

Katër borëpastruese ndodhen në terren për pastrimin e rrugës dhe hedhjen e kripës.

Rruga është e hapur për të gjitha automjetet, por drejtuesit e automjeteve duhet të bëjnë kujdes për shkak të mjegullës në Qafën e Llogorasë.

Top Channel