Arrestohet pronari i lokalit në Vlorë, u kap me kanabis të ndarë në doza

02/03/2022 10:51

Një 31-vjeçar i identifikuar me inicialet F. B., është vënë në prangat e policisë së Vlorës pasi u kap me lëndë narkotike kanabis në ambientet e një lokali.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “TARGET”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit në ambientet e një lokali në përdorim nga 31-vjeçari gjatë kontrollit në banesën e tij, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 680 gramë lëndë narkotike të llojit canabis sativa, e ndarë në doza.

Në përfundim të veprimeve procedurale u arrestua në flagrancë pronari i lokalit, F. B., 31 vjeç, banues në lagjen “1 Maji”,Vlorë, si dhe u procedua në gjendje të lirë A. Xh., 21 vjeç, banues në lagjen “Uji i Ftohtë”, klient në lokal.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Top Channel