Sot mbahet raundi i dytë i bisedimeve Rusi-Ukrainë

02/03/2022 14:00

Delegacionet ruse dhe ukrainase do të takohen këtë të mërkurë për të vijuar me raundin e dytë të bisedimeve për paqe në mes të konfliktit.

Lajmi është konfirmuar nga një anëtar i stafit të Presidencës ukrainase, i cili tha se delegacionet përbëhen nga të njëjtët përfaqësues që ishin të pranishëm në raundin e parë të bisedimeve, zhvilluar të hënën.

Tani është zyrtare. Raundi i dytë i bisedimeve mes Ukrainës dhe Rusisë do të zhvillohet sot”, tha ai për CNN.

Delegacionet do të përbëhen nga të njëjtët anëtarë që ishin në takimin e parë”, shtoi zyrtari.

Të martën, agjencia shtetërore ruse e lajmeve RIA, tha se raundi i dytë i bisedimeve do të zhvillohet në Bjellorusi, pranë kufirit Bjellorusi-Poloni.

Raundi i parë i bisedimeve të hënën zgjati për pesë orë dhe përfundoi pa ndonjë zhvillim pozitiv.

Top Channel