Impakti në ekonominë evropiane që ka lufta në Ukrainë pritet të ndjehet edhe në Kosovë.

Ndonëse vendi nuk importon direkt nga Ukraina, rritjet e çmimeve në lëndët e para do të godasin edhe Kosovën. Kjo do të vërehet kryesisht në importin e grurit.

Për shkak të krizës në Ukrainë pritet të ketë përsëri luhatje të çmimit të naftës e po ashtu edhe të metaleve. Kësisoj Kosovës i rekomandohet rritja e nivelit të rezervave shtetërore.

Përveç se në ekonomi, Kosova do të përballet edhe me kërcënime në rrafshin e sigurisë.

Sipas ekspertëve të sigurisë anëtarësimi i Kosovës në NATO do të zvogëlonte mundësinë e destabilizimit të gjendjes në vend dhe rajon.

 

Top Channel