Lavrov: Do ndodhë një Luftë e Tretë Botërore, nëse përdoren armë bërthamore

02/03/2022 11:32

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov këtë të mërkurë deklaroi se nëse do të ndodhte një Luftë e Tretë Botërore, mesiguri do të përfshiheshin armët bërthamore dhe kjo do të ishte shkatërruese për botën.

Lajmi u citua nga agjencia e lajmeve “RIA”.

Lavrov ka thënë se Rusia, e cila nisi atë që e quan një operacion special ushtarak kundër Ukrainës javën e kaluar, do të përballej me një “rrezik real” nëse Kievi do të fitonte armë bërthamore.

Top Channel