Ukraina pretendon se ka vrarë 5840 rusë që nga fillimi i pushtimit.

Ministria e mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar beson se forcat e Moskës kanë pësuar humbje të mëdha.

“Sipas informacioneve nga brigada jonë, betejat po vazhdojnë. Qyteti nuk është pushtuar plotësisht, disa pjesë janë nën kontrollin tonë”, tha një zëdhënës i ministrisë.

Media shtetërore ruse kishte raportuar më parë se trupat ruse kishin marrë kontrollin e plotë të qytetit.

Humbjet totale ruse të pretenduara nga Ukraina janë:

5840 trupa të vrarë
30 avionë
31 helikopterë
Deri në 211 tanke
862 mjete patrullimi të blinduara (APV)
85 sisteme artilerie
9 sisteme kundërajrore
60 depozita karburanti
355 automjete
40 raketahedhës MLRS

Top Channel