Sulmet në Ukrainë, raketa godet maternitetin në Kiev

02/03/2022 09:08

Forcat ruse kanë goditur edhe maternitetin e Ukrainës. Këtë ka bërë të ditur shefi i departamentit të maternitetit Adonis, Vitaliy Gyrin.

“Një raketë goditi maternitetin. Janë bërë shumë dëme, por ndërtesa është në këmbë. Të gjithë janë evakuuar“, ka shkruar Gyrin.

Gyrin u kërkoi njerëzve që të mos shkojnë atje: “Më e rëndësishme është të mos vini tani për të marrë askënd nga këtu. Të gjithë janë në një vend të sigurt. Kjo është e sigurt.”

Top Channel