Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka zhvilluar sot një bisedë telefonike 30-minutëshe me presidentin amerikan Joe Biden.

Zelensky shkroi në Twitter se ata diskutuan sanksionet anti-ruse dhe mbështetjen e mbrojtjes për Ukrainën.

“Ne duhet ta ndalojmë agresorin sa më shpejt të jetë e mundur”, tha ai.

Zyra e shtypit e Shtëpisë së Bardhë njoftoi: Presidenti Joseph R. Biden, Jr. foli sot me Presidentin Volodymyr Zelensky të Ukrainës për të diskutuar mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara për Ukrainën ndërsa ajo mbrohet nga agresioni rus.

Presidenti Biden nënvizoi ndihmën e qëndrueshme të Shteteve të Bashkuara për Ukrainën, duke përfshirë dërgesat e vazhdueshme të ndihmës për sigurinë, mbështetjen ekonomike dhe ndihmën humanitare. Udhëheqësit diskutuan se si Shtetet e Bashkuara, së bashku me aleatët dhe partnerët, po punojnë për ta mbajtur Rusinë përgjegjëse, duke përfshirë vendosjen e sanksioneve që tashmë kanë një ndikim në ekonominë ruse.

Udhëheqësit diskutuan përshkallëzimin e sulmeve të Rusisë në vendet e përdorura nga civilët në Ukrainë, duke përfshirë bombardimin e sotëm pranë memorialit të Holokaustit në Babyn Yar.

Top Channel