Një 47-vjeçar, lindur në Marok dhe banues në Belgjikë është proceduar penalisht nga policia pasi nuk deklaroi shumën e parave në kufi.

Gjatë kontrollit nga shërbimet e Policisë Kufitare Rinas në bashkëpunim me autoritetet doganore, u gjetën dhe sekuestruan 13915 euro nga marokeni i identifikuar me inicialet M.B.

Në përfundim të veprimeve të para të kryera nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Tiranë, u procedua penalisht shtetasi  M. B., 47 vjeç, banues në Belgjikë, për veprën penale “Mosdeklarimi i të hollave dhe i sendeve me vlerë në kufi”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Top Channel