Opinionisti Arbër Hajdari tha se Bora ka rrezikuar shumë kur pranoi takimin me Donaldin gjatë qëndrimit të tij në Big Brother VIP.

Në puntatën e fundit të post Big Brother VIP ai tha se i është dukur e çuditshme lidhja e re e krijuar mes Donaldit dhe Beatriksës.

“Bora ka rrezikuar shumë duke marrë pjesë në program aq më shumë duke dhënë puthjen.  Nuk shoh arsye që Donaldi të tërhiqej, të paktën sa të mbaronte ky program. Më është dukur e çuditshme edhe lidhja e re, edhe për mënyrën si u krijua, edhe hyrja e e Triksës në finale se sjellja e Donaldit ishte e ftohtë, kurse Triksa më është dukur e sinqertë”, tha Arbri.

Kujtojmë se marrëdhënia mes Borës dhe Donaldit është një ndër më të komentuarat në BBV, ndërsa ai më pas u përfshi në një lidhje dashurie me Beatriks Ramosajn.

Pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, Donald dhe Beatrix nuk janë parë bashkë, duke krijuar dyshime se ata nuk janë më në një lidhje.

Top Channel