Google ka hequr median shtetërore ruse Russia Today nga mjeti i saj i kërkimit të lajmeve.

“Në këtë krizë të jashtëzakonshme ne po marrim masa të jashtëzakonshme për të ndaluar përhapjen e dezinformatave dhe për të ndërprerë fushatat e dezinformimit në internet”, tha Kent Walker, presidenti i Google për çështjet globale.

Kompania tashmë kishte kufizuar faqet e lajmeve të financuara nga qeveria ruse nga reklamimi dhe përdorimi i disa veçorive në YouTube, platforma e ndarjes së videove në pronësi të Google.

RT dhe Sputnik, një faqe tjetër e financuar nga qeveria, konsiderohen nga Departamenti Amerikan i Shtetit si dy “elementë kritikë në ekosistemin e dezinformimit dhe propagandës së Rusisë”.

 

Top Channel