Anëtarët e PE: T’i jepet statusi i vendit kandidat për në BE, Ukrainës

01/03/2022 19:32

Anëtarët e Parlamentit Evropian u bëjnë thirrje institucioneve evropiane që t’i japin Ukrainës statusin e vendit kandidat për në BE.

Sipas Ukrinform, kjo thuhet në nenin 37 të rezolutës së Parlamentit Evropian për agresionin e Rusisë ndaj Ukrainës, e cila u miratua sot me shumicë votash.

“Parlamenti Evropian u bën thirrje institucioneve të BE-së që të punojnë drejt dhënies së statusit kandidat në BE për Ukrainën, në përputhje me nenin 49 të Traktatit për Bashkimin Evropian dhe mbi bazën e meritës, dhe, ndërkohë, të vazhdojnë të punojnë drejt integrimit të saj në tregun e përbashkët të BE-së përgjatë vijave të Marrëveshjes së Asociimit”, thuhet në dokument.

Në mbledhjen e sotme të PE-së, presidentja e Parlamentit Evropian Roberta Metsola, Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel dhe presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen mirëpritën aplikimin zyrtar të Ukrainës për anëtarësim në BE dhe folën në mbështetje të kësaj ideje, pasi Ukraina ka dëshmuar se është pjesë e familje evropiane. Në të njëjtën kohë, siç vuri në dukje Presidenti i Komisionit Evropian, kjo çështje mund të konsiderohet, praktikisht pas përfundimit të luftës së nisur nga Federata Ruse.

Presidenti rus Vladimir Putin i shpalli luftë Ukrainës më 24 shkurt dhe nisi një pushtim në shkallë të gjerë. Trupat ruse kanë bombarduar dhe shkatërruar objektet kryesore të infrastrukturës.

Top Channel