Lufta në Ukrainë/ BE ndalon shërbimet në disa banka ruse nga sistemi SWIFT, sanksionet e reja ndaj Rusisë

02/03/2022 13:00

Këshilli Europian ka prezantuar sanksionet e reja ndaj Rusisë pas sulmit që nisi ndaj Ukrainës.

Këshilli vendosi që të ndalojë:

– ofrimin e shërbimeve të specializuara  për shkëmbimin e të dhënave financiare (SWIFT ), për Bankën Otkritie, Novikombank, Promsvyazbank, Rossiya Bank, Sovcombank, VNESHECONOMBANK ( VEB ) dhe VTB BANK .

Ky ndalim do të hyjë në fuqi në ditën e dhjetë pas botimit në Gazetën Zyrtare të BE-së dhe do të zbatohet për çdo person juridik, ent ose organ të krijuar në Rusi, të drejtat e të cilit janë në pronësi të drejtpërdrejtë ose të tërthortë për më shumë se 50% nga bankat e sipërpërmendura.

-investimin, të marrë pjesë ose të kontribuojë në projektet e ardhshme të bashkëfinancuara nga Fondi i Investimeve Direkte Ruse .

-shitjen, transferimin ose eksportimin e monedhave në Euro në Rusi ose tek çdo person fizik ose juridik, subjekt apo organ në Rusi, duke përfshirë qeverinë dhe Bankën Qendrore të Rusisë.

Vendimet e ditës së sotme plotësojnë paketën me sanksione ndaj Rusisë, të shpallura më parë nga Përfaqësuesja e Lartë pas video konferencës së Ministrave të Jashtëm të BE-së më 27 shkurt.

Paketa përfshin dhënien e pajisjeve dhe furnizimeve për Forcat e Armatosura të Ukrainës përmes Objektit Evropian të Paqes, ndalimin e fluturimit në hapësirën ajrore të BE-së dhe hyrjen në aeroportet e BE-së nga rusët, ndalimin e transaksioneve me Rusinë. Gjithashtu ndalohen të transmetohen mediat shtetërore ruse Russia Today dhe Sputnik.

 

Top Channel