Apple ndalon të gjitha shitjet e produkteve në Rusi, ndërsa aplikacionet e Russia Today dhe Sputnik u hoqën nga App Store

01/03/2022 22:09

Apple ka ndaluar të gjitha shitjet e produkteve në Rusi si përgjigje ndaj pushtimit të Ukrainës.

ndërkohë mediat shtetërore të lajmeve RT dhe Sputnik janë hequr nga App Store në të gjitha vendet e tjera.

Apple Pay dhe shërbimet e tjera janë gjithashtu të kufizuara në Rusi, tha kompania.

Në një deklaratë, Apple tha: Ne jemi thellësisht të shqetësuar për pushtimin rus të Ukrainës dhe qëndrojmë me të gjithë njerëzit që po vuajnë si rezultat i dhunës. Ne po mbështesim përpjekjet humanitare, po ofrojmë ndihmë për krizën e refugjatëve dhe po bëjmë gjithçka që mundemi për të mbështetur ekipet tona në rajon.Ne kemi ndërmarrë një sërë veprimesh në përgjigje të pushtimit. Ne kemi ndërprerë të gjitha shitjet e produkteve në Rusi.avën e kaluar ndaluam të gjitha eksportet në kanalin tonë të shitjeve në vend.

Top Channel