Një 22-vjeçar është vënë në pranga në Durrës, pasi po transportonte shtatë emigrantë nga vendet e treta, me qëllim dhënien ndihmë për kalim të kufirit.

I riu po transportonte emigrantë të paligjshëm drejt Shkodrës, të cilët kishin si synim kalimin në Mal të Zi, me destinacion një nga vendet e BE-së.

Gjatë kontrollit në automjet u konstatuan  klandestinë nga Jemeni dhe Palestina, të cilët 22-vjeçari po i transportonte kundrejt fitimit.

Gjithashtu gjatë operacionit u kap edhe një person i shpallur në kërkim.

“Si rezultat i këtij operacioni, në aksin rrugor Plepa-Durrës, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit R. M., 22 vjeç, banues në Tiranë. Në momentin e ndërhyrjes së shërbimeve të Policisë, ky shtetas ka braktisur mjetin dhe ka tentuar të largohet me vrap, por është kapur nga shërbimet e Policisë.  Po gjatë operacionit, nga shërbimet e Policisë Rrugore, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e  Trafiqeve të Paligjshme u kap shtetasi F. Q., 28 vjeç, person i shpallur në kërkim nga DVP Korçë, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë””, sipas policisë.

Top Channel