Frikë prej spekulimeve me çmimet, Greqia vendos tavan në marzhin e fitimit për karburantet dhe produktet e miellit

01/03/2022 23:09

Frika prej spekulimit me çmimet për shkak të situatës së krijuar në tregun e hidrokarbureve , ka detyruar Athinën zyrtare të vendosë tavan në marzhin e fitimit për tregtarët e karburanteve dhe drithërave në pikat e shitjes me shumicë dhe pakicë të këtyre produkteve.

Vendimi i qeverisë është publikuar prej ministrit të zhvillimit Adonis Gjeorgjiadhis, deklaroi mbrëmjen e së martës se do të depozitojë në parlament brenda pak orësh projekt-ligjin i cili detyron tregtarët të kenë një marzh të përcaktuar fitimi të produkteve,pasi sipas tij me krizën e Ukrainës, janë vënë re raste të abuzimit me çmimet,sidomos në tregun e karburanteve në vend.

Projekt-ligji i qeverisë do të përcaktojë hapësirën që kanë tregtarët për të fituar,por kurrsesi nuk do ti lejojmë ata që do të tentojnë të abuzojnë me çmimet,pikërisht në këtë moment kaq të vështirë për vendin, deklaroi Gjergjiadhis në një intervistë radiofonike.

Sipas tij qeveria ka marrë masa për të parandaluar rritjen zinxhir të çmimeve në produktet e mallrave që preken prej krizës ukrainase,siç janë drithërat dhe nënproduktet e tyre,pasi Greqia importon sasi të mëdha gruri nga Ukraina dhe Rusia.

Masa do të merren edhe për çmimin e mishit dhe qumështit si dhe të nënprodukteve të tyre për të shmangur abuzimet.
Në rastet që do të konstatohen abuzime,gjobat parashikohen tepër të rënda,kështu nuk do të guxojë askush të tentojë të përfitojë atë që nuk meriton,tha ai.

Gjeorgjiadhi tha se Greqia ka sasi të mëdha të drithit të magazinuara dhe nuk bëhet fjalë për mungesë të grurit dhe miellit në treg.

Pak ditë më parë qeveria hodhi një paketë subvencionesh të energjisë,në të cilën konsumatorët familjarë përfitojnë deri në 36 euro në muaj për përdorimin e energjisë deri më 300 kwh.

Për përballimin edhe më të mirë të situatës, Greqia ka kërkuar ngritjen e një fondi të përbashkët europian i cili do të kryejë ndërhyrje mbështetëse dhe do të mbështesë vendet që kanë vështirësi në sigurimin e energjisë investime në burime alternative të energjisë.

Top Channel