Lautaro Martinez vihet përsëri në shënjestrën e Barcelonës. Klubi katalanas e sheh kapitenin e Interit si profilin ideal të repartit të sulmit te skuadra blaugrana për karizmën e tij dhe për nuhatjen që ka për golin nëse nuk do të mund të arrijë dot e Julian Alvarez.
Të martën, më 28 prill 2026, Dino Tommasi do të debutojë si shef i përkohshëm i gjyqtarëve në Serie A, duke zëvendësuar Gianluca Rocchi-n, i cili u vetëpezullua pas hapjes së hetimit kundër tij.
Kryeministri i Kosovës, njëherësh kreu i LVV-së, Albin Kurti, akuzoi partitë opozitare se me mospjesëmarrje në seancën për zgjedhjen e presidentit po tregojnë se “nuk kanë qëllim tjetër përveç se bllokimit”.
Nathan Chasing Horse, i njohur për rolin e të riut Lakota Sioux “Laughing Teeth” në filmin e fitues të Oscar-it ‘Dances with Wolves’ të Kevin Costner, është dënuar me burgim të përjetshëm nga një gjykatë në Nevada.
Autoritetet në Ekuador po hetojnë vdekjen e ish-futbollistit profesionist Carlos Kaiser, 62 vjeç, i cili dyshohet se është sulmuar nga tre gra që e droguan me substancën e njohur si ‘Devil’s Breath’ (Fryma e Djallit).
Përplasja e gjatë mes miliarderit Elon Musk dhe CEO-s së OpenAI, Sam Altman, po hyn në një fazë vendimtare, pasi dy ish-bashkëpunëtorët do të përballen në një gjykatë federale në Kaliforni në një proces gjyqësor që pritet të zgjasë një muaj.
Të paktën shtatë persona humbën jetën dhe 13 të tjerë mbetën të plagosur pas një zjarri që shpërtheu në një ndërtesë në ndërtim e sipër në veri të Moskë, njoftuan autoritetet ruse, sipas TASS.
Emiratet e Bashkuara Arabe kanë njoftuar tërheqjen e tyre nga OPEC dhe OPEC+, një vendim me implikime të rëndësishme gjeopolitike dhe ekonomike, në një kohë kur tregjet globale të energjisë po përballen me trazira të forta.
Ky është një nga automjetet që përdorën autorët e vrasjes së dyfishë dy ditë më parë në Balldren të Lezhës.
Gjyqtari i njohur Szymon Marciniak u përball me një situatë të veçantë gjatë një aktiviteti në Poloni, kur një tifoz i Barcelonës iu afrua për ta qortuar për vendimet e tij kundër Interit në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve të vitit të kaluar.
Një tërmet me magnitudë 4.9 ballë të shkallës Rihter u regjistrua mesditën e së martës në zonën e Skiathos, vetëm pak kohë pas lëkundjes së parë prej 4.7 Rihter që u shënua në orën 14:12 me orën lokale.
Banorët e lagjes Skënderbej në Elbasan kanë protestuar për mungesën e energjisë elektrike tashmë prej disa ditësh.
Presidenti Donald Trump deklaroi të martën në një postim në rrjetet sociale se Irani i kishte “informuar” administratën e tij se regjimi teokratik që sundon vendin për gati 50 vjet po shembet dhe po kërkon një mënyrë për të zgjidhur tensionet mes dy vendeve mbi Ngushticën e Hormuzit.
Socialisti Erion Braçe, i ftuar në “Shqipëria Live” ka folur edhe për përplasjet brenda PS-së me Elisa Spiropalin.
Sot, gjatë ceremonisë së inaugurimit të Muzeut Arkeologjik të Durrësit pati dhe disa momente të cilat nuk kaluan pa u vënë re, gjatë vizitës në pavionet e muzeut të sapohapur.
Emiratet e Bashkuara Arabe do të tërhiqen nga Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) më 1 maj, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve WAM.
Mbretit Charles pritet të mbajë një fjalim para Kongresit të SHBA-së të martën, ku do të theksojë rëndësinë e “bashkëpunimit dhe ripërtëritjes” midis SHBA-së dhe Mbretërisë së Bashkuar.
Seanca në Kuvendin e Kosovës është shtyrë sërish, këtë herë me disa orë.
Ambasadorja e SHBA-së në Greqi, Kimberly Guilfoyle, ka deklaruar se Shqipëria është thelbësore për vizionin e fushës së energjisë elektrike.
Pas kontrolleve të vazhdueshme dhe pa ndërprerje të policisë, është arritur të gjendet njëra nga makinat e pëdorura nga autorët për vrasjen e çiftit Kreshnik dhe Gentiana Mujeci.
Kryeministri Rama mori pjesë në një takim për sa i përket sigurisë energjitike.
Marc Cucurella nuk e ka harruar Barcelonën . “Do të ishte e vështirë ta refuzoja. Do të më duhej të mendoja për familjen time. Nëse ndodh, ndodh dhe do të shohim se çfarë vendimi do të merret”, tha mbrojtësi i Chelseat, i cili u aktivizua përmes La Masia-s, në prag të ndeshjes Spanjë-Egjipt të luajtur në Cornellà-El Prat.
Në shfaqjen “Drejtësi në Nuremberg” në Teatrin Kombëtar, premiera e së cilës shënoi ngjarjen me të rëndësishme artistike të muajit të kaluar, aktori Donald Shehu u dallua me rolin e Rudolf Peterson, një burrë që u kastrua për shkak të të ashtëquajturit Ligji për Parandalimin e Pasardhësve me Sëmundje të Trashëguara, që çoi në sterilizime të detyruara për qindra mijëra njerëz që konsideroheshin “të papërshtatshëm”.
Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka reaguar sa i përket përpjekjeve të Kuvendit të Kosovës për zgjedhjen e presidentit të ri.
Nëse është dikush që e ka mbrojtur gjithnjë Julian Alvarez, ai është Diego Pablo Simeone ka ‘fajin’ që argjentinasi u transferua te Atletico Madrid në momentin kur futbollisti vendosi të largohej nga Manchester City.
Jose Mourinho është kandidati i preferuar i presidentit të Real Madridit, Florentino Perez, për t’u bërë trajneri i ardhshëm i klubit spanjoll, raporton gazetari David Ornstein.
Me përfundimin e Luftës së Dytë Botërore, në Nuremberg të Gjermanisë nisi gjyqi ndërkombëtar ndaj krimeve që kryen nazistët.
Dy vjet nga arrestimi për dosjen e SASPAC, ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, iu pranua kërkesa për të lënë kafazin e qelqtë dhe për ta vijuar procesin në sallë me avokatin përkrah.
Numeri kyç për të ndihmuar kujtesën në hetimet që kanë turbulluar futbollin italian është 5. Sepse janë 5 persona nën hetim nga prokuroria e Milanos dhe mes tyre nuk ka asnjë drejtues, anëtarë apo thjesht punonjës të klubeve.
Një ditë më parë, është arrestuar në Brazil Ervin Mata, i akuzuar nga drejtësia shqiptare për trafikimin ndërkombëtar të drogës.
Presidenti amerikan, Donald Trump ka mbledhur ekipin e sigurisë kombëtare të Shtëpisë së Bardhë për të shqyrtuar propozimin e Iranit për t’i dhënë fund luftës me Iranin, e cila tani është në muajin e tretë dhe ka shkaktuar mijëra viktima në Lindjen e Mesme dhe ndërprerje të rënda në tregjet e energjisë.
Socialisti Erion Braçe, i cili ka shprehur kandidaturën për drejtimin e Bashkisë së Tiranës, ka folur rreth këtij vendimi në “Shqipëria Live”.
Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja morën pjesë në inaugurimin e Muzeut Arkeologjik në Durrës.
Një situatë shqetësuese mjedisore është konstatuar në Pylli i Sodës, ku zona po ndotet nga mbeturina të shumta, kryesisht materiale plastike të firmave të ndryshme, pjesë automjetesh dhe inerte të hedhura në mënyrë të paligjshme.
Skuadrat që kanë arritur në gjysmëfinalen e Ligës së Kampioneve, kanë siguruar një shpërblim të dyfishtë në këtë raund, një shpërblim që do të pasurohet akoma më shumë nëse kalojnë në finale.
Kristian Prenga zotohet se do të trondisë botën kur të hyjë në ring me Anthony Joshua më 25 korrik. Përballja e peshave të rënda do të zhvillohet në Riad të Arabisë Saudite. Kjo do të jetë ndeshja e parë e Joshuas që nga humbjet tragjike të trajnerit të tij personal, Latif Ayodele, dhe trajnerit të tij të forcës Sina Ghami, në një aksident me makinë në Nigeri.
Një nga godinat më me rëndësi kulturore në Vlorë vijon të përballet me probleme të hershme strukturore, të cilat sipas specialistëve konsiderohen tashmë kronike dhe të paralajmëruara prej vitesh.
7 persona janë arrestuar në Tiranë pasi ushtronin prostitucion në 3 apartamente.
Sali Berisha do të kërkojë votat e demokratëve në 23 maj për një mandat tjetër në krye të PD-së, një vit pas humbjes së zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare.
‘Faktori Trump’ vazhdon të jetë i rëndësishëm kur kanë mbetur pak më shumë se 40 ditë nga Botërori i kësaj vere. Atentati i radhës ndaj presidentit Donald Trump, përpara pak ditësh, shenjon Kongresin e FIFA që mbahet gjatë kësaj jave në Vancouver.
Gjykata e Posaçme ka marrë vendimin për tre punonjësit e Policisë Rrugore, pasi SPAK i dërgoi për gjykim në tetor të 2025.
Një rast zhdukjeje njoftohet nga Durrësi, ku policia e këtij qyteti bën me dije se një 28-vjeçar me iniciale E.L. ka humbur kontaktet me familjen prej 10 ditësh.
Ekspozita “Paraja rrëfen: 100 vjet jetë dhe ngjarje, Banka e Shqipërisë (1925–2025)” ka mbërritur në Gjirokastër, duke sjellë për publikun një udhëtim unik nëpër një shekull histori financiare dhe kombëtare.
Një burrë shqiptar 52-vjeçar është arrestuar nga karabinierët në Apeninet e Bolonjës, pasi dyshohet se ka përplasur për vdekje një 69-vjeçar me makinë dhe më pas u largua nga vendi i ngjarjes.
Real Madridi është në kërkim të një trajneri për sezonin e ardhshëm dhe emri i Lionel Scalonit është bërë më i fortë në orët e fundit, pas asaj që tha gazetari spanjoll Manolo Lama në “El Partidazo de la Cadena Cope”.
Në Gjirokastër ka nisur një proces i rëndësishëm në mbrojtje dhe menaxhim të kafshëve të rrugës.
Plazhi i Divjakës është pastruar nga mbetjet. Puna ka nisur prej tre ditësh dhe do të vazhdoj pa ndërprerje edhe javën e ardhshme.
Rreth 200 mijë dosje flenë në Gjykatën e Apelit ndërsa proceset civile zgjatin mbi 10 vite.
Avokati i Erion Veliajt, Plarent Ndreca, ka ndarë një postim në rrjetet sociale, ku ka bërë me dije se cilat janë tri kërkesat e kryebashkiakut të Tiranës.
Detaje të reja janë zbuluar në arrestimin e Ervin Matës në Brazil.
Moderatori i Late Night, Jimmy Kimmel, e mbrojti shakanë e tij që ngjalli polemika të mëdha, ku vetëm pak ditë përpara incidentit në Darkën e Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë, e quajti Melania Trumpin “një vejushë në pritje”.
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, doli përpara një konference për media, duke folur për seancën gjyqësore ndaj Ilir Metës
anë vetëm 4 ndeshje të Serie A qe ndajnë Dusan Vlahovic nga skadenca e kontratës me Juventusin, kontratë që është nënshkruar në vitin 2022 kur sulmuesi u transferua nga Fiorentina në Torino.
Nga Eduard Zaloshnja
Një i moshuar 89-vjeçar kreu një sulm më armë në Entin e Sigurimeve Kombëtare Shoqërore të Greqisë në Kerameikos me një pushkë gjahu, duke plagosur një punonjës dhe më pas mori një taksi duke fshehur armën, mbërriti në Gjykatën e Apelit në Loukareos, qëlloi dhe plagosi katër nëpunëse të tjera femra të Gjykatës së Shkallës së Parë.
Një gjyqtar i UEFA-s është arrestuar në lidhje me akuzat për ngacmim seksual ndaj një djali të mitur, pas udhëtimit të tij në Mbretërinë e Bashkuar për të gjykuar një ndeshje, ndërsa emri i tij nuk është zbuluar ende për mediat.
Një 36-vjeçar është arrestuar në Dhërmi pasi është kapur në flagrancë duke shitur kokainë dhe cannabis.
Athina po përballet kohët e fundit me një dilemë gjithnjë e më të fortë: rritje rekord e turizmit apo mbrojtje e jetës së përditshme të banorëve.
Është hapur plotësisht për qarkullimin segmenti i zgjeruar i autostradës Tiranë–Durrës deri te mbikalimi i Rinasit, një ndër akset më të rëndësishme dhe më të ngarkuara rrugore në vend.
“Shtetet e Bashkuara nuk janë më në pozicion për të diktuar politikat e vendeve të tjera”, deklaroi zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes iraniane, Reza Talai Nik, gjatë fjalimit të tij në takimin ministror të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (SCO), transmeton televizioni shtetëror.
Zgjerimi i Botërorit duke u bërë me 48 skuadra do të bëjë që të ketë më shumë ndeshje dhe si pasojë rritet rreziku i akumulimit të kartonëve të verdhë nga ana e futbollistëve.
Maqedonia e Veriut vijon të krijojë një ambient të vështirë politik, që duket se së fundmi është bërë edhe pjesë e sportit. Në ndeshjen e luajtur para dy ditësh mes Vardarit dhe Tikves (7-0), e vlefshme për kampionatin e Maqedonisë së Veriut, është regjistruar një tjetër incident i rëndë kundër shqiptarëve.
Milani po përgatitet të rifillojë bisedimet për transferimin e mbrojtësit spanjoll Mario Gila nga Lazio.
Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 25-vjeçare që dyshohet se ka mashtruar shtetas të huaj përmes investimeve në bursa fiktive.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është drejtuar në Kuvendin e Kosovës, teksa shoqërohej nga ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla.
Vijon të mbetet alarmante situata në liqenin e Kukësit, ku ndotja masive e ujërave po merr përmasa shqetësuese. Sipërfaqe të tëra mbetjesh urbane, bidonë plastikë dhe materiale të ndryshme që pluskojnë mbi ujë po krijojnë një panoramë të rëndë mjedisore.
Zv.kryeministrja Albana Koçiu njoftoi se Shqipëria ka mirëpritur projektin vlerësues MONEYVAL, për progresin e vendit drejt reformave kundër pastrimit të parave.
Stuhia rreth Shoqatës Italiane të Arbitrave nuk po mund të qetësohet. Ndërsa Gianluca Rocchi tashmë është vetëpezulluar për të’u mbrojtur nga akuzat për pjesëmarrje në mashtrim sportiv, dalin në dritë detaje të reja dhe shqetësuese nga hetimet që po kryen Prokuroria e Milanos.
NATO ka qëndruar jashtë luftës SHBA-Izrael në Iran, por konflikti ka ekspozuar çarje në mbrojtjen e aleancës që do ta bënin atë të përballet me vështirësi nëse Rusia sulmon.
Presidenti rus Vladimir Putin po intensifikon përpjekjet diplomatike për t’u pozicionuar si ndërmjetës në konfliktet ndërkombëtare, duke balancuar marrëdhëniet me Iranin dhe duke sinjalizuar hapje ndaj Shteteve të Bashkuara.
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho, ka vënë në dukje mungesën e reagimit nga udhëheqësit e PD-së për nisjen e gjyqit ndaj ish-presidentit Ilir Meta dhe refuzimin për transmetimin publik të seancës.
Qielli mbi Castel Volturno nuk ka qenë kurrë kaq i errët dhe këtë herë, fusha e lojës ka të bëjë vetëm pjesërisht. Ajo që trondit themelet e projektit të Napolit është raporti në nivelet minimale mes Antonio Contes dhe Aurelio De Laurentiis.
Pas një periudhe të gjatë me dyer të mbyllura për shkak të rikonstruksionit pas dëmeve të pësuara nga tërmeti i vitit 2019, Muzeu do të jetë i hapur për vizitorë të huaj e vendas.
Ndërmarrja më e fuqishme e krimit të organizuar në Meksikë, Karteli i Gjeneratës së Re Jalisco, pësoi një tjetër goditje të hënën, kur ushtria meksikane kapi një nga komandantët e saj më të lartë, Audias Flores Silva.
Ilir Meta ka ndërhyrë live nga burgu në Breaking me Dafina Hysën në “Top News” pas gjyqit që u mbajt ditën e djeshme.
Ditë pas dite dalin detaje të reja nga ‘tërmeti’ që ka tronditur botën arbitrare në futbollin italian. Sipas të përditshmes ‘La Repubblica’ hetimi i Prokurorisë së Milanos është bazuar te dëshmia e 29 arbitrave dhe ish arbitrave të Serie A dhe B që janë marrë në pyetje në muajt e kaluar nga hetuesit.
Tirana humbet një opsion për sulmin. Sulmuesi Etien Tare ka pësuar një dëmtim në shpatull dhe ka mbyllur sezonin. Lajmin e ka konfirmuar vetë ai përmes një njoftimi në rrjetet sociale.
Një teori konspiracioni që pretendon se shkencëtarë të shquar që “prekin” tema të ndjeshme, përfshirë jetën jashtëtokësore, janë zhdukur dhe kanë vdekur në mënyrë misterioze ose kanë kryer vetëvrasje, ka shkaktuar një interes global.
Në përfundim të seancës së djeshme të jashtëzakonshme për zgjedhjen e presidentit të Kosovës, kryetari i LDK, Lumir Abdixhiku ka shfaqur listën e 15 nënshkrimeve të deputetëve Lidhjes Demokratike të Kosovës, duke garantuar kështu 15 vota për kandidaturën e Vjosa Osmanit.
Ilir Meta prej 18 muajsh ndodhet në paraburgim dhe pamjet e fundit publike të tij ishin ato të arrestimit më 21 tetor 2024.
Gjashtë vjet pas Brexit-it, marrëdhëniet tregtare të Gjermanisë me Britaninë e Madhe janë stabilizuar, sipas ministres së Ekonomisë, Katherina Reiche.
Miliona iranianë kanë humbur punën dhe po shtyhen në varfëri për shkak të luftës SHBA-Izrael me shtetin e tyre. Pak sektorë janë kursyer dhe vijojnë të jenë funksionalë.
Zbulime të reja tronditëse po dalin në dritë rreth operacionit të Jeffrey Epstein në “Zorro Ranch” në New Mexico, përmes dëshmive nga të mbijetuarit dhe provave të paraqitura në një dokumentar televiziv të kohëve të fundit.
Autoritetet ruse raportojnë se dronë ukrainas kanë sulmuar një rafineri nafte në qytetin rus të Tuapse, në Detin e Zi, duke shkaktuar një zjarr masiv.
Real Madrid po planifikon skuadrën e tij për sezonin e ardhshëm dhe është përqendruar në largimin e një grupi lojtarësh. Qëllimi është të krijohet hapësirë për nënshkrimet e reja dhe rikthimin e lojtarëve që aktualisht janë në huazim, si Endrick, ose ata që janë shitur me mundësi blerjeje, si Nico Paz dhe Victor Munoz.
Arrestimi i një udhëheqësi të kartelit të drogës në qytetin meksikan të Reynosa-s, në kufirin me SHBA-në, shkaktoi bllokime rrugësh, vandalizëm dhe të shtëna me armë zjarri ditën e djeshme, thanë autoritetet.
Presidenti rus Vladimir Putin tha se javën e kaluar mori një mesazh nga Udhëheqësi Suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, i cili nuk është parë dëgjuar për të në publik që kur u shpall pasardhës i babait të tij më shumë se gjashtë javë më parë.
4 persona u vranë dhe më shumë se 50 u plagosën, përfshirë tre fëmijë, në sulmet izraelite në Libanin jugor, tha ministria e shëndetësisë e vendit.
Operacionet e shpëtimit vazhdojnë pranë kryeqytetit indonezian të Xhakartës, pasi dy trena pasagjerësh u përplasën, duke vrarë të paktën 14 persona dhe duke plagosur mbi 81 të tjerë, sipas përditësimeve të fundit të autoriteteve.
Ditën e martë vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme.
Xabi Alonso bëri një punë spektakolare te Bayer Leverkusen duke bërë që gjysma e Evropës të hynte në garë për të. Por spanjolli donte të ishte trajner i Realit të Madridit nëse do t’i jepej mundësia dhe kështu ndodhi.
Këngëtarja e njohur Taylor Swift ka paraqitur një kërkesë në Zyrën e Patentave dhe Markave Tregtare të SHBA-së (USPTO) për të regjistruar zërin e saj si markë tregtare, në një hap të pazakontë që synon mbrojtjen nga përdorimi i paautorizuar në epokën e inteligjencës artificiale.
Old Trafford shijoi një mbrëmje të plotë. Manchester United e mbyll ndeshjen ndaj Brentford me rezultatin 2-1 dhe tre pikë shumë të çmuara në garën për vendet e Europës.
Pas ndonjë peripecie, tani është e vërtetë dhe zyrtare. Roberto Mancini është kampion i Katarit me skuadrën e Al Sadd. Gjithçka erdhi pas fitores 3-2 në ndeshjen e fundit të kampionatit pikërisht ndaj Al Shamal skuadrës së vendit të dytë duke e mbyllur sezonin me 5 pikë diferencë.
Java e 34-të e Serie A u mbyll me një përballje emocionuese mes Lazios dhe Udineses, që përfundoi 3-3 në një ndeshje plot kthesa dramatike.
Eric Wendt është nominuar nga administrata Trump si Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Shqipërisë.
Disfata e rëndë 0–3 në derbin e djeshëm kundër Galatasarayt ka prodhuar një tërmet të vërtetë te Fenerbahçe.
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas mbledhjes së zhvilluar sot të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, ku u diskutuan disa çështje me rëndësi për ecurinë e punëve të vendit dhe për organizimin e brendshëm politik.
Ka përfunduar arratia e Ervin Matës. 39-vjeçari i shpallur në kërkim nga SPAK për përfshirje në trafik ndërkombëtar të drogës është arrestuar në Brazil, ku prej kohësh fshihej duke përdorur dokumente identifikimi britanike të falsifikuara.
Çifti presidencial amerikan, Donald Trump dhe Melania Trump, mirëpritën çiftin mbretëror britanik, Charles III dhe Camilla, në Shtëpinë e Bardhë, duke shënuar fillimin e vizitës së tyre zyrtare katër-ditore në Shtetet e Bashkuara.