Jo vetëm golashënuesi më i mirë, rekordi i ri dhe i veçantë që Kane i theu Wayne Rooney
Roberto Mancini është mes kandidatëve për të marrë drejtimin e kombëtares italiane dhe në rastin e tij, bëhet fjalë për një rikthim të tij në rolin e trajnerit. Ai, që ishte tekniku i fundit që bëri Italinë e futbollit të fitojë një trofe, Evropianin e 2021 që ka mbetur në zemrën dhe kujtesën e të gjithëve.
Në Parma me rastin e Festivalit të Serie A, Mancini nuk deshi të çbilancohet për të ardhmen e tij edhe pse është i sigurt se në aventurën e tij në Katar nuk gjeti atë që imagjinonte. ‘Jo, nuk e gjeta’-ishte përgjigjja e dhënë prej tij nga skena e Teatro Regio. Por me siguri që Italia e tij bëri historinë.
‘Çdo fitore është e rëndësishme, por ajo e Evropianit është diçka e jashtëzakonshme, e vë mbi çdo fitore tjetër-tha Mancini-4 vjet pa humbur asnjë ndeshje, një rekord botëror; 30 fitore dhe 7 barazime. Akoma më mirë se Brazili i Pele dhe Argjentina e Maradonës’
Por për Mancinin të fitosh asnjëherë nuk është e lehtë edhe nëse drejton skuadra të një niveli të lartë.
‘Besoj se të fitosh nuk është asnjëherë e lehtë edhe pse ke mundësinë të punosh me skuadra të një niveli të caktuar dhe se të gjitha fitoret janë të rëndësishme. Por sigurisht fitorja e një evropiani është diçka e jashtëzakonshme-vijoi Mancini-ajo ishte një skuadër që bënte gjëra të jashtëzakonshme, luante shumë mirë, luante futboll, nuk nisej kurrë për të mbrojtur, por gjithnjë për të sulmues. Futbollistët ishin shumë të zotët që besuan menjëherë se donin të bënin diçka ndryshe, të mos ishin një skuadër që priste. Ishte një skuadër që donte të luante dhe e bëri, lojtarët u treguan të zotët që besuan që nga dita e parë’.
Edhe pse nuk e përmendi, Mancini se gaboi me largimin e papritur nga kombëtarja italiane.
‘Ndonjëherë kam marrë vendime të gabuara. Mund të bëhen gabime duke menduar se po bën mirë. Të kesh dikë më të madh përkrah është e rëndësishme-tha Mancini që në pas kujtoi diskutimet që bashkë me Gianluca Viallin i bënin skuadrës
‘Ishin emocionues, kur Luca fliste me ta, djemtë ishin shumë të përqendruar-tregon Mancini-diskutimi qe bëri përpara se të niseshim për Ëembley për finalen ishte i pabesueshëm. Luca ka qenë shumë i rëndësishëm për të gjithë lojtarët dhe ambientin’.
Në pritje për të parë nëse e ardhmja do të jetë sërish te Italia, për Mancinin, Sampdoria mund të jetë një mundësi. ‘A është ideja për t’u kthyer te Sampdoria? Për atë që do të kishte bërë Luca, po, do të ishte kjo ide. Nuk e di nëse do të jetë diçka e realizueshme, por nëse do të jetë një gjë e mundur, po edhe mund të jetë’-tha mancini
Top Channel