Ndahet nga jeta Bernadette Chirac, shuhet në moshën 93-vjeçare gruaja e ish-Presidentit francez

06/06/2026 22:49

Ndahet nga jeta në moshën 93-vjeçare Bernadette Chirac, e veja e ish-presidentit francez Jacques Chirac.

Bernadette Chirac vdiq më 18 maj 2026, në moshën 93-vjeçare. Ajo ishte e vetmja Zonjë e Parë e Francës që mbajti edhe një post të zgjedhur, duke shërbyer si këshilltare prefekturale e Corrèze nga viti 1979 deri në vitin 2015.

Ajo e shoqëroi Jacques Chirac gjatë gjithë karrierës së tij politike, deri në zgjedhjen e tij si president në vitin 1995. Bernadette Chirac lindi në një familje diplomatësh dhe u njoh me Jacques Chirac kur ishte studente në Fakultetin e Shkencave, për t’u martuar me të në vitin 1956.

Presidenti Emmanuel Macron dhe bashkëshortja e tij Brigitte shprehën respektin e tyre për kontributin e saj në historinë dhe jetën publike të Francës.

Top Channel