Shtohen problemet në kombëtaren franceze kur kanë mbetur 4 ditë nga fillimi i Botërorit. Shqetësimi më i fundit është ai për një fushatë publicitare që ka lënë të pakënaqur disa futbollistë dhe që ka krijuar tension në skuadër.

Sipas të përditshmes ‘L’Equipe’, Kylian Mbappe është një prej futbollistëve që ka ngritur zërin kundër Federatës Franceze të Futbollit pasi u përdor për promovimin e një kompanie bastesh.

Sulmuesi i Realit të Madridit, të martën mori pjesë në disa aktivitete komerciale me sponsorët kryesorë të kombëtares francezë. Ndërsa të enjten gjatë miqësores me Bregun e Fildishtë,  imazhi i Mbappe bashku me të Cherki, Doué, Olise dhe Dembélé, u përdorën nga kompania e njohur e basteve Betclic, në një nga reklamat e saj duke shkaktuar refuzimin e futbollistit që nuk dëshiron të lidhet me marka të tilla.

prej shumë vitesh, Mbappe ka tentuar të kontrolljë të drejtat e tij të imazhit, në mënyrë që të mos lidhet me marka të kompanive të basteve apo të fast-foodeve për t’iu shërbyer si shembull të rinjve. Në fakt në 2023, futbollisti kërcënoi se nuk do të marrë pjesë në një akt komercial të kombëtares nëse nuk shihet kontrata e Federarës me futbollistët, edhe pse në fund u arrit në një marrëveshje

Kylian Mbappe ka qenë një prej flamurtarëve për rishikimin e kontratave të futbollistëve. Gjithsesi, FFF që premtoi të modifikojë disa nga klauzolat, ende nuk e ka bërë një gjë të tillë. Betclic ushtroi të drejtën komerciale që kishte mbi futbollistët franceze që shfaqën pakënaqësinë e tyre te Federata që nuk negocioi për një akord të ri. Promovimi i kompanive të basteve  është problemi më i fundit që duhet të zgjidhë përfaqësuesja franceze përpara se të udhëtojë drejt SHBA. . Po kështu është krijuar edhe një konflikt për numrin e biletave për çdo futbollist(8 në total, 6 nga të cilat me pagesë). Dhe tani në horizont shfaqen detyrimet komerciale që shumë prej futbollistëve nuk iu pëlqen. Federata Franceze e Futbollit duhet t’i zgjidhë të gjitha këto sa më shpejt që të jetë e mundur në mënyrë që të mos ndikojë në rendimentin e skuadrës  gjatë Botërorit.

Top Channel