Federico Chiesa flet hapur: Do të doja të kthehesha në Itali, në zemër kam Juventusin. Kombëtarja? Isha i dëmtuar
Juventusi i sezonit 2026-2027 nuk do të shohë Dusan Vlahovic në repartin e sulmit, situatë që u bë thuajse zyrtare pas ndërprerjes së tratativave të ditëve të fundit për rinovimin e kontratës për shkak të pretendimeve ekonomike të sulmuesit si dhe për shkak të pakënaqësisë së një pjese të futbollistëve ndaj disa sjelljeve të Vlahovic, sipas asaj që është raportuar orët e fundit.
Por tani, e përditshmja ‘Tuttosport’ tregon të vërtetën e Vlahovic edhe pse disa prapaskena ishin zbuluar më parë; nga fraza ‘përse duhet të paguhem si Jonathan David’ e deri të çështja e shiritit të kapitenit me Juventusin që nuk e kishte përfshirë futbollistin në fillimin e sezonit që sapo u mbyll duke preferuar Locatelli, Bremer e Yildiz.
Nëse Chiellini dhe Ottolini i kishin kërkuar futbollistit një takim të fundit, sipas përfaqësuesve të Vlahovic, ai nuk ka pasur asnjë komunikim e kontakt me Comolli. Futbollisti ka pasur kontakte me Bayernin, Barcelonën, Milanin dhe Napolin, por donte të dëgjonte Juventusin, shpresonte të qëndronte duke pranuar edhe një kontratë 2 vjeçare që 12 muaj më vonë do të rihapte sërish ‘telenovelën’ kontratë.
Dusan Vlahovic ka veshur mantelin e liderit, psh duke ndjekur shokët e skuadrës nga stoli ndërsa ishte i dëmtuar, por nga këndvështrimi i tij, Juventusi nuk e trajtoi si të tillë dhe për këtë arsye ndihet i tradhtuar. Me shumë mundësi do ta thotë ose do ta shkruajë këtë dhe shumë gjëra të tjera në mesazhin e tij të fundit në rrjetet sociale për të përshëndetur tifozët, që pritet të jetë në fund të muajit.
Top Channel